Trajtimi i HIV

Nëse keni HIV dhe merrni ilaçet tuaja siç duhet çdo ditë, ju mund të bëni një jetë normale dhe madje të jetoni aq gjatë sa dikush pa HIV.

Merrni ilaçet tuaja në mënyrën që mjeku ju tha ta bëni. Diskutoni me një mjek cili ilaç ju përshtatet më mirë.

Nëse nuk trajtoheni, ju mund të infektoni dikë nëpërmjet seksit të pambrojtur ose nëpërmjet gjakut. Ju mund të infektoni foshnjën tuaj gjatë shtatzënisë ose lindjes ose gjatë ushqyerjes me gji. Me trajtimin e duhur, gra me HIV mund të kenë fëmijë të shëndetshëm.

Stil jete i shëndetshëm

Kujdesuni për shëndetin tuaj:

  • Ushqehuni shëndetshëm. Kjo përmirëson rezistencën tuaj ndaj sëmundjeve.
  • Bëni ushtrime.
  • Mbani cigaret, drogat dhe alkoolin në një minimum.
  • Pushoni mirë gjatë natës. Kjo do të reduktojë stresin.
Ushqehuni shëndetshëm.
Bëni ushtrime.
Mbani cigaret, drogat dhe alkoolin në një minimum.
Pushoni mirë gjatë natës.

Kontakti social

Ju s’mund të infektoni dikë nëpërmjet kontaktit social. Ju s’keni pse të jeni i trembur nëse, për shembull, ju ndani një gotë ose pjatë me dikë ose ju prekni ose puthni dikë.

Asnjë transmetim të HIV: duke ndarë një gotë ose pjatë
Asnjë transmetim të HIV: duke prekur ose takuar duart
Asnjë transmetim të HIV: duke u puthur

Jo më rrezik infeksioni

Nëse merrni ilaçet tuaja të HIV siç duhet çdo ditë, sasia e HIV në gjakun tuaj (ngarkesa virale) zvogëlohet. Pas disa muajsh, shpesh mund të mos zbulohet më, megjithëse virusi është ende në trupin tuaj. Atëherë pothuajse nuk ka asnjë rrezik që ju do të infektoni dikë tjetër.

Nën kushte të caktuara, është e mundur për ju të kryeni seks pa një prezervativ me partnerin tuaj të qëndrueshëm (marrëdhënie e qëndrueshme) i cili nuk ka HIV:

  • Nëse ju merrni ilaçet tuaja siç duhet çdo ditë dhe
  • Nëse, për të paktën 6 muaj, ngarkesa juaj virale nuk mund të zbulohet më dhe
  • Nëse ngarkesa juaj virale është kontrolluar në më pak se 6 muaj më parë dhe
  • Nëse ju nuk keni ndonjë IST tjetër dhe membrana mukoze e gojës tuaj, anusi, penisi ose vagina nuk është e dëmtuar.

Flisni me një mjek dhe me partnerin tuaj nëse ju doni të kryeni seks pa një prezervativ.

T'i thuash dikujt se keni HIV

Jetesa me HIV nuk është gjithmonë e lehtë. Mund t’ju ndihmojë nëse ju flisni me dikë rreth HIV. Ju s’jeni i detyruar t’u tregoni njerëzve se keni HIV.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma