Zanzu është krijuar nga BZgA [Bundeszentrale für gesundheitliche Aufklärung], Qendra Federale Gjermane për Edukimin Shëndetësor, dhe Sensoa, Qendra Flamande e Ekspertizës për Shëndetin Seksual.

BZgA është një institucion i specializuar brenda zonës operative të Ministrisë Federale Gjermane të Shëndetësisë. Ajo është përgjegjëse për edukimin shëndetësor dhe për aktivitetet rreth përkrahjes së shëndetit në emër të Qeverisë Federale. Përveç kësaj, BZgA është një Qendër Bashkëpunimi e OBSH-së [Organizata Botërore e Shëndetësisë], (OBSH Zyra Rajonale Europa) për shëndetin seksual dhe atë reproduktiv.

Sensoa është organizata partnere zyrtare e Ministrisë Flamande të Mirëqenies Publike, Shëndetit dhe Familjes, e cila zbaton direktivat e Qeverisë Flamande për shëndetin seksual.

Përmbajtja e kësaj faqe uebi u miratua nga një bord këshillues ndërkombëtar me ekspertë evropianë në fushën e shëndetit seksual dhe reproduktiv, në të cilin marrin pjesë edhe përfaqësues të OBSH-së.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma

Për profesionistët

Si të bisedoni rreth shëndetit seksual me klientët? Si mund të ndihmojë Zanzu me këshillime dhe mësime? Gjeni përgjigjet këtu.

Më shumë informacione për profesionistët