Vezët  e një gruaje qëndrojnë në vezoret. Çdo muaj largohet një vezë e pjekur nga vezoret. Kjo do të thotë ovulacion.

Një prej  gypave të falopit transporton vezët në mitër. Mitra e gruas parapërgatitet çdo muaj për një shtatzëni: Membrana mukozë  e mitrës bëhet e trashë. Membrana mukozë shërben si fole për vezën (fekondimi).

Nëse veza nuk fekondohet, gruaja nuk mbetet shtatzënë. Membrana mukozë dhe gjaku rrjedhin nga mitra në  vaginë  dhe jashtë trupit. Kjo quhet cikël menstrual (menstruacion).

Një cikël menstrual zgjat afërsisht tre deri në shtatë ditë. Kohëzgjatja është e ndryshme tek çdo grua. Fillon të rritet përsëri membranë mukozë e re dhe fillon një cikël i ri.

Gjaku i ciklit menstrual mund të mblidhet me mjete të ndryshme. Këtu bëjnë pjesë peceta higjienike, tamponë, sfungjerë të vegjël menstruacioni ose kupa menstruacioni.

Grua duke qëndruar në këmbë. Fokusi është në organet seksuale të brendshme.
1. Vezëzat ruhen në vezore.
2. Ovulacioni: një vezëz e pjekur del nga vezorja.
3. Gypi i Falopit e transporton vezëzën në mitër. Membrana mukoze në mitër trashet.
4. Cikli menstrual: membrana mukoze dhe gjaku duke dalë nga vagina.

Cikli i parë menstrual

Një vajzë bëhet gjatë pubertetit pjellore, në përgjithësi në moshën prej 11 deri në 15 vjet. Nëse një vajzë është pjellore, ajo mund të bëjë fëmijë. Një vajzë është pjellore që prej ovulacionit të parë. Ajo mund të mbetet shtatzënë që para ciklit të parë menstrual. Edhe nëse ajo ka për herë marrëdhënie seksuale, ajo mund të mbetet shtatzënë.

Menopauza: Fundi i ciklit të menstruacioneve

Që në një moshë prej 45 deri në 55 vjeç një grua nuk ka më cikël menstruacionesh. Mosha e saktë është tek çdo grua ndryshe. Momenti i ciklit të fundit të menstruacioneve emërtohet si menopauzë. Gruaja pas kësaj nuk mund të mbetet më shtatzënë.

Njëfarë kohë para menopauzës ciklet e menstruacioneve janë të çrregullta. Kjo kohë quhet edhe vitet e menopauzës. Vitet e menopauzës mund të zgjatin prej disa muajsh deri në disa vjet. Gruaja mund të mbetet shtatzënë edhe në vitet e menopauzës, nëse ajo nuk parandalon. Flisni për këtë më së mirë me gjinekologen/gjinekologun tuaj.

Në vitet e menopauzës ndryshon prodhimi i  hormoneve. Tek disa gra shfaqen në këtë kohë ankesa, për shembull valë të nxehta, lëkundje të gjendjes shpirtërore, pagjumësi, vështirësi të përqendrimit, dhimbje koke dhe lodhje. Membrana mukozë e vaginës thahet dhe është e lëndueshme lehtë.

Metodat e kontracepsionit

Disa metoda kontracepsioni pengojnë, që të rritet membrana mukozë në mitër dhe që një vezë të piqet (ovulacioni). Këtu bëjnë pjesë disa pilula dhe spiralet hormonale. Në këtë rast gruaja nuk ka gjakderdhje ose shumë pak.

Marrëdhënie seksuale

Disa gra dëshirojnë edhe gjatë ciklit të tyre menstrual të kenë marrëdhënie seksuale, të tjera jo. Nëse ju e dëshironi këtë, mund të kryeni marrëdhënie seksuale gjatë ciklit menstrual. Gjatë kësaj nuk ka asnjë rrezik shëndetësor.

Ju mund të mbeteni shtatzënë gjatë ciklit tuaj menstrual. Nëse ju nuk dëshironi të mbeteni shtatzënë, do të duhej të merrni një mjet kontracepsioni.

Në rast të marrëdhënieve seksuale të pambrojtura gjatë ciklit menstrual ju mund të merrni më lehtë HIV.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma