Ju mund të mbeteni shtatzënë në afërsisht gjashtë ditë në muaj: afërsisht pesë ditë para se të ndodhë ovulimi dhe në ditën e ovulimit. Për të ditur se kur mund të mbeteni shtatzënë, duhet të dini kur do të keni ovulimin tuaj të ardhshëm. Kjo mund të jetë e vështirë për t’u parashikuar.

Ovulimi ndodh përafërsisht 10 deri në 14 ditë para ciklit tjetër menstrual (fillimi i një cikli të ri). Ciklet mund të kenë përherë gjatësi të ndryshme. Prandaj përcaktimi i ovulimit vetëm nëpërmjet llogaritjes dhe numërimit është shumë i pasigurt.

Shembull 1 - cikël i rregullt 28 ditësh: ovulacioni do të ndodhë rreth ditës së 14 të ciklit tuaj. Ju mund të ngelni shtatzënë rreth 5 ditë para se ovulacioni të ndodhë dhe ditën më pas.
Shembull 2 - cikël i rregullt 23 ditësh: ovulacioni do të ndodhë rreth ditës së 9 të ciklit tuaj. Ju mund të ngelni shtatzënë rreth 5 ditë para se ovulacioni të ndodhë dhe ditën më pas.
Shembull 3 - cikël i rregullt 34 ditësh: ovulacioni do të ndodhë rreth ditës së 20 të ciklit tuaj. Ju mund të ngelni shtatzënë rreth 5 ditë para se ovulacioni të ndodhë dhe ditën më pas.

Shenjat e ovulimit

Kujdesuni për shenjat e trupit tuaj, që shfaqen në kohën e ovulacionit:

  • Ju keni më shumë rrjedhje nga vagina. Lëngu duket pak si e bardha e vezës dhe është i trashë.
  • Temperatura e trupit tuaj rritet pak.
  • Qafa e mitrës ngrihet për lart dhe është më vështirë të ndihet përmes vaginës. Ajo është zgjeruar pak dhe ndihet e butë.

Disa gra kanë dhimbje të lehta në pjesën e fundit të barkut (dhimbje barku) gjatë ovulimit.

Kontracepsioni

Nëse ju momentalisht nuk keni dëshirë të keni fëmijë, duhet të kujdeseni për kontracepsion.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma