Pilula kontraceptive është një metodë e kontracepsionit.

Pilula kontraceptive është zakonisht një paketë që përmban 21 ose 22 pilula. Ndonjëherë ajo përmban 24 ose 28 pilula. Ka paketime të ndryshme (ngjyra të ndryshme, drejtkëndore, të rrumbullakëta, ...).

Ajo përmban 2 hormone. Këto hormone parandalojnë ovulacionin. Ato gjithashtu e bëjnë më të vështirë për spermatozoidet të futen në mitër.

Si të merret pilula kontraceptive

Një paketë me 21 pilula duhet të përdoret në mënyrën e mëposhtme:

  • Merrni 1 pilulë çdo ditë në të njëjtën kohë. Ditët e javës zakonisht janë të shënuara në pjesën e prapme të paketës. Ju mund të kontrolloni që nuk harruat të merrni një pilulë.
  • Pas 21 ditësh (3 javësh) paketa ka përfunduar.
  • Për 7 ditët në vazhdim (1 javë), ju s’do merrni ndonjë pilulë. Këtë javë, ju do filloni të keni gjakderdhje nga vagina (cikël menstrual). Ju jeni gjithashtu e mbrojtur këtë javë.
  • Pas 7 ditësh (1 jave) filloni një paketë të re, edhe nëse ju ende keni gjakderdhje.
  • Vazhdoni duke ndjekur hapat e mëparshëm.
Merrni 1 pilulë nga paketa çdo ditë në të njëjtën kohë.
Pas 21 ditësh (3 javësh) paketa ka përfunduar. Për 7 ditët në vazhdim (1 javë), ju s'do merrni ndonjë pilulë. Këtë javë cikli juaj menstrual fillon. Pas 7 ditësh (1 jave) filloni një paketë të re, edhe nëse ju ende keni gjakderdhje.

I sigurt

Pilula kontraceptive është shumë e sigurt nëse përdoret siç duhet.
Pilula kontraceptive mund të jetë më pak e sigurt, nëse:

  • Ju nuk e merrni në të njëjtën kohë (veçanërisht nëse ju e merrni pilulën më shumë se 12 orë pas orës që ju e merrni zakonisht);
  • Ju villni brenda 3 orësh pas marrjes së pilulës;
  • Ju keni diarre të rëndë disa orë pas marrjes së pilulës;
  • Jo po merrni antibiotikë, laksativë ose pilula kundër epilepsisë. Kontrolloni këtë me një mjek ose farmacist;
  • Ju harroni të merrni një pilulë.

Përdorni një prezervativ nëse kryeni marrëdhënie seksuale kur pilula kontraceptive është më pak e sigurt.

Kam harruar pilulën, çfarë të bëj tani?

Skema e mëposhtme vlen vetëm për pilulën me 2 hormone, jo për minipilulën!
Nëse ju e pini minipilulën dhe e kini harruar ta pini atë, drejtohuni, ju lutemi, tek gjinekologia juaj ose tek gjinekologu juaj.
Informacione të mëtejshme për këtë, si të veproni në rast të harresës së një minipilule, gjeni më tej nën minipilula.

Vazhdoni

Ndikon shëndetin tuaj

Pilula kontraceptive përmban hormone. Këto hormone në përgjithësi nuk ndikojnë shëndetintuaj.
Në disa raste është më mirë, prapë se prapë, të zgjidhni tjetër metodë të kontracepsionit. Për shembull: nëse ju pini më shumë se 15 cigare në ditë dhe jeni mbi 35 vjeç, nëse keni një rrezik të lartë për të zhvilluar një sëmundje zemre ose sëmundje vaskulare. Pyesni një mjek për këshillë.

Pilula kontraceptive nuk ju bën më pak pjellore. Nëse doni të ngelni shtatzënë, veç ndaloni të merrni pilulën.

Pilula kontraceptive nuk ju bën të shëndoshë.

Pilula kontraceptive nuk e rrit sasinë e qimeve të trupit.

Gjatë muajve të parë të përdorimit, ju mund të keni efekte anësore si gjokse më të ndjeshëm, gjakderdhje të lehtë midis 2 cikleve menstrual, dhimbje koke dhe të përziera. Këto zakonisht zhduken vetë. Nëse jo, konsultoni një mjek. Ka lloje të ndryshme të pilulave. Bashkë me një mjek, ju mund të gjeni pilulën që ju përshtatet më mirë.

Cikli juaj menstrual shpesh bëhet më pak i rëndë dhe më pak i dhimbshëm.

Mbrojtja nga HIV dhe IST-të

Pilula kontraceptive nuk mbron ndaj IST-të ose HIV. Vetëm një prezervativ mund t’ju mbrojë.

Mini-pilula

Ju gjithashtu mund të merrni mini-pilulën. Ajo është e ngjashme me pilulën kontraceptive të rregullt, por paketa përmban 28 tableta në vend të 21.

Mini-pilula përmban 1 hormon. Hormoni e bën më të vështirë për spermatozoidet të futen në mitër dhe të arrijnë vezëzën.

Efektet anësore më të zakonshme të mini-pilulës janë cikle menstrual të çrregullt dhe gjakderdhje mes 2 cikleve menstrual.

Si të merrni mini-pilulën

Merrni mini-pilulën në mënyrën e mëposhtme:

  • Merrni 1 pilulë çdo ditë në të njëjtën kohë;
  • Kur të keni mbaruar një paketë pas 28 ditësh (4 javësh), filloni një të re të nesërmen. Ju vazhdoni ta merrni mini-pilulën gjatë ciklit menstrual tuaj.

Mini-Pilula është më pak e sigurt nëse ju harroni ta merrni atë për më shumë se 12 orë pas orës së zakonshme.

Merrni 1 pilulë nga paketa çdo ditë në të njëjtën kohë.
Kur të keni mbaruar një paketë pas 28 ditësh (4 javësh), filloni një të re të nesërmen. Ju vazhdoni ta merrni mini-pilulën gjatë ciklit menstrual tuaj.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma