Nëse ju kryeni marrëdhënie seksuale pa u mbrojtur, ekziston mundësia, që ju të mbeteni shtatzënë edhe nëse nuk e doni këtë.
Gjatë kontracepsionit mund të ndodhin po ashtu çrregullime. Atëherë ju mbeteni shtatzënë me gjithë kontracepsionin. Për shembull mund të rrëshqasë prezervativi. Ju mund të keni harruar pilulën ose ju kishit diarre të fortë dhe pilula nuk mundi të ndikonte drejt.

Çfarë duhet të bëhet?

Nëse ju dëshironi të mbeteni  shtatzënë: mos bëni asgjë.

Nëse ju nuk dëshironi të mbeteni shtatzënë, keni dy mundësi:

Pilula e emergjencës

„Pilula e emergjencës“ vonon ose pengon ovulacionin. Ju duhet ta merrni “pilulën e emergjencës” sa më shpejt që të jetë e mundur, më së miri në dymbëdhjetë orët e para pas  marrëdhënieve seksuale. Ka dy medikamente të ndryshme për “pilulën e emergjencës”. Njëri ndikon më së shumti deri në 72 orë (tre ditë) pas marrëdhënieve seksuale, tjetri më së shumti deri në 120 orë (pesë ditë) pas marrëdhënieve seksuale.

Ju mund ta blini “pilulën e emergjencës” në farmaci pa recetë. Në një farmaci ose tek një mjeke/mjek ju mund të lini të këshilloheni për “pilulën e emergjencës”.

„Pilula e emergjencës“ nuk shkakton një ndërprerje të shtatzënisë. „Pilula e emergjencës“ pengon fillimin e një shtatzënie.

Mos e përdorni pilulën e emergjencës si metodë kontracepsioni. Nëse ju do të duhej ta merrnit “pilulën e emergjencës” më tepër se një ose dy herë, është më mirë nëse ju vendosni të përdorni një metodë më të sigurt kontracepsioni.  

Në një vend këshillimi ose tek një mjeke/mjek ju mund të lini të këshilloheni për metodat e kontracepsionit.

“Spiralja e emergjencës”

Në pesë ditët e para pas marrëdhënieve të pambrojtura seksuale mund të pengohet një shtatzëni me një spirale me tel bakri. Ju mund të lini që spiralja me tel bakri t’ju vendoset nga një gjinekologe/gjinekolog. Ajo pengon që veza e fekonduar të zërë vend në mitrën tuaj.

Spiralja me tel bakri është një mjet normal kontracepsioni, e cila funksionon edhe në raste emergjente. Ju jeni e mbrojtur menjëherë nga një shtatzëni e padëshiruar. “Spiralja e emergjencës” është e arsyeshme, nëse ju doni të keni kontracepsion edhe më tej me spiralen. Spiralja me tel bakri duhet të ndërrohet vetëm pas tre deri në pesë vjet.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma