Testi i shtatzënisë

Nëse nuk ju kanë ardhur menstruacionet (cikli menstrual), mund të jeni test shtatzënie. Por, menstruacionet e çrregullta mund të ketë edhe shkaqe të tjera.

Ju mund të bëni një menstrual për të parë nëse jeni shtatzënë.

Të bëni vete testin e shtatzënisë

Ju mund të blini një test shtatzënie në supermarket, në supermarketin për artikuj kozmetike ose në farmaci. Pothuajse të gjitha testet kushtojnë më pak se dhjetë Euro.

Ju mund ta bëni testin nëse menstruacionet tuaja nuk kanë ardhur në kohën që i prisnit. Ka edhe teste të quajtura “teste të hershme”. Por, këto teste të hershme shtatzënie nuk japin një rezultat sigurt.

Testi mat përqendrimin e hormonit të shtatzënisë hCG në urinë. Është më mirë ta bëni testin në mëngjes, pasi përqendrimi i hormonit të shtatzënisë është veçanërisht i lartë në urinën e parë të mëngjesit.

Kështu e bëni testin

  • Mbajeni testin në rrjedhën e urinës. Ose urinoni (bëni ujin e hollë) në një tas dhe futeni testin në urinën tuaj.
  • Vendoseni testin në mënyrë të tillë që ai të jetë i shtrirë, për shembull, mbi një tavolinë.
  • Prisni disa minuta, pastaj mund ta shihni rezultatin në pjesën e ekranit të testit.
  • Në varësi të testit, ky mund të tregojë, për shembull, një ndryshim ngjyre në shiritin e testit, një vijë ose treguesin “shtatzënë” ose “jo shtatzënë”. Kuptimin e treguesit mund ta gjeni në fletëudhëzuesin e paketimit.

Rezultati i testit

Nëse testi tregon një shtatzëni, ka shumë të ngjarë që jeni shtatzënë. Shtatzënia mund të konfirmohet edhe me një test të kryer nga një mjeke ose mjek ose nga një mami.

Kur testi nuk tregon shtatzëni, ka të ngjarë që nuk të jeni shtatzënë.

Nëse menstruacionet tuaj ende kanë ardhur, është mirë të bëni një test tjetër disa ditë më vonë. Nëse edhe ky test nuk tregon shtatzëni, shkoni tek një mjeke ose mjek. Ajo ose ai mund të kontrollojë, përse menstruacionet tuaja janë vonuar.

Test shtatzënie tek një mjeke ose mjek

Ju mund të shkoni menjëherë tek një mjeke ose mjek dhe të bëni një test shtatzënie atje. Kur të regjistoheni, thoni që dëshironi të bëni një test shtatzënie.

Në shumicën e rasteve, edhe në klinikën e mjekut bëhet një test i urinës.

Ndonjëherë bëhet edhe një analizë e gjakut. Në këtë rast, rezulatin e merrni ditën e nesërme.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll