Pilula kontraceptive e urgjencës

Pilulë që merr një grua pas marrëdhënies seksuale, kur nuk ka përdorur kontracepsion dhe nuk dëshiron të mbetet shtatzënë. Quhet edhe pilula e "ditës së nesërme". Pilula zvogëlon rrezikun e mbetjes shtatzënë, por nuk është 100% e sigurt. Gruaja duhet ta marrë pilulën kontraceptive të urgjencës sa më shpejt të jetë e mundur pas seksit, të shumtën 3 ditë më vonë. Pilula kontraceptive e urgjencës nuk është një metodë kontracepsioni.