Çdo njeri ka kufijtë e tij. Kufijtë tuaj janë pjesë e personalitetit tuaj. Ju kini një të drejtë për këtë, që kufijtë tuaj të respektohen. Dikush, i cili i kapërcen kufijtë tuaj, është pa respekt dhe ju lëndon juve si person. Nëse cenohen kufijtë tuaj, ju keni të drejtën, të bëni diçka kundër kësaj. Kufijtë në një partneritet mund të jenë të ndryshme.

Diçka, e cila është e pranueshme për partneren tuaj/partnerin tuaj mund të jetë e papranueshme për ju. Ju e dalloni, që partnerja juaj/partneri juaj e kapërcen kufirin, nëse ju gjatë kësaj që ndodh, nuk ndiheni mirë. Kufijtë tuaj kapërcehen, nëse dikush bën diçka me ju kundër dëshirës suaj. Jo gjithmonë është e lehtë të dallohet, ku janë kufijtë vetjakë dhe ku janë kufijtë e tjetrit. Prandaj është e rëndësishme të flasësh për këtë. Ju thoni njerëzve të tjerë, ku janë kufijtë tuaj dhe kini kujdes për këtë, të dalloni kufijtë e njerëzve të tjerë dhe të mos i cenoni këto.

Por ka cenime shumë të qarta të kufijve. Këtu bëjnë pjesë, për shembull,

Të gjitha këto janë dhunë dhe nuk duhet të tolerohen. Nëse dikush kryen cenime të kufirit tek ju, mund të merrni ndihmë dhe të shkoni në polici ose të drejtoheni tek një vend këshillimi.

Është e rëndësishme që partneret/partnerët të flasin me njëri-tjetrin. Kjo mund t’ju ndihmojë gjatë kësaj, të respektoni kufijtë e tjetrit. Të dy do të duhej të bien në ujdi, çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet. Askush nuk lejohet t’i detyrojë personat e tjerë me dhunë fizike ose shpirtërore për diçka. Të dy do të duhej të përpiqen, të jenë partnere/partnerë me vlerë të njëjtë për njëri-tjetrin. Një person nuk lejohet të ketë fuqi mbi një person tjetër. Të dy partneret/partnerët do të duhej të silleshin me kujdes dhe me vëmendje me njëri-tjetrin.

Një burrë dhe një grua të dy bien dakord të bëjnë seks

Të thoni jo

Nëse ju keni ndjenjën, që kufijtë tuaj u kapërcyen, atëherë thoni jo.

Nganjëherë ju e ndjeni qartë, që nuk doni diçka, por ju nuk mund ta shpjegoni pse. Kjo është në rregull. Ju nuk duhet ta arsyetoni vendimin tuaj. Një jo është e mjaftueshme. Partnerja juaj/partneri juaj duhet ta respektojë vendimin tuaj.

Të thuhet jo, mund të jetë e vështirë, veçanërisht, nëse ju kini ndjenjë të fortë për partneren tuaj/partnerin tuaj. Ju keni ndoshta frikë, ta humbni atë. Por jo-ja juaj është e rëndësishme dhe e drejtë. Ajo i tregon partneres suaj/partnerit tuaj qartë, ku janë kufijtë tuaj.

Mos i bëni partneres suaj/partnerit tuaj një premtim, nëse ju në të vërtetë nuk e doni këtë. Thoni qartë dhe kuptueshëm jo. Shiheni mundësisht gjatë kësaj partneren tuaj/partnerin tuaj në sy. Nëse mundni, i shpjegoni asaj/atij, pse ju nuk doni diçka. Përsëriteni mesazhin tuaj, nëse është e nevojshme. Ju nuk duhet të ndjeheni fajtor. Nëse partnerja juaj/partneri juaj nuk e pranojnë jo-në, merrni ndihmë. I besoni një personi, i cili është i afërt për ju. Ose kërkoni ndihmë profesionale tek një vend këshillimi.

Nëse partnerja juaj/partneri juaj ju detyron përsëri, të kryeni sende, të cilat ju nuk doni, shtrohet pyetja, nëse ajo/ai është partnerja/partneri e/i drejtë për ju.

Të thoni jo

Dhunë e seksualizuar

Nëse dikush nëpërmjet dhunës ose kërcënimit me dhunë ju detyron të bëni diçka, të cilën ju nuk doni ta bëni, kjo emërtohet shtrëngim. Shtrëngimi është një kapërcim i kufijve tuaj.

Dhunë e seksualizuar është, nëse dikush ju sulmon me fjalë apo me vepra, që janë të nënkuptuara seksualisht dhe kur dikush dëshiron t’ju poshtërojë me këtë. Ky person cenon kufijtë tuaj, me qëllim që nëpërmjet kësaj të ndihet më i fuqishëm.

Dhuna e seksualizuar ka shumë forma: Ajo mund të ndodhë, për shembull, në formën e fyerjes nëpërmjet fjalëve seksuale, prekjes së padëshiruar në zonën intime ose po ashtu nëpërmjet veprime të detyruara seksuale.

Dhuna e seksualizuar është si çdo dhunë e ndaluar me ligj. Ajo është një vepër penale dhe ndiqet nga ana e policisë, nëse ajo kallëzohet.

Dhuna e seksualizuar mund të ushtrohet nëpërmjet të afërmve, anëtarëve të familjes, të njohurve ose të huajve.

Kërkoni ndihmë

Mos u ndjeni fajtor dhe mos keni turp, nëse ju përjetoni dhunë të seksualizuar. Ka shumë njerëz, të cilët janë të prekur nga kjo. Kërkoni ndihmë!

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma