Vetëm ju vendosni për trupin tuaj dhe vetëm ju përcaktoni, se cilat kontakte trupore ju lejoni dhe cilat jo. Kjo vlen edhe për kontaktet trupore nga familja apo partneria/partneri juaj. Është e ndaluar, që dukush t’ju prekë kundër vullnetit tuaj ose t’ju detyrojë për të kryer marrëdhënie seksuale. Ligji e quan këtë „abuzim seksual“.

Askush nuk mund të ushtrojë dhunë fizike, dhunë psikologjie ose dhunë seksuale mbi partneren/partnerin. Është, për shembull, e ndaluar ta rrahësh partneren/partnerin, ta kërcënosh atë ose ta përdhunosh. Është gjithashtu e ndaluar të mbash te mbyllur parnteren/partnerin dhe ta mbash atë të burgosur kundër vullnetit të saj/tij.

Ndihmë nga policia dhe agjensitë konsultuese

Personat, që ushtrojnë dhunë seksuale, ndëshkohen.

Në rast se ju jeni prekur nga dhuna në një partneritet ose martesë, mund të shkoni në një agjensi konsultimi ose direkt në polici.

Ju mund të shkoni edhe në një qendër për gra. Qendrat e grave janë institucione, në të cilat gratë e keqtrajtuara nga bashkëshortët e tyre, mund të qëndrojnë e të gjejnë atje mbrojtje dhe përkrahje. Në rast se gratë kanë fëmijë, edhe fëmijët e tyre do të pranohen bashkë me to. Kryesisht qendrat e grave drejtohen nga një grua ose një grup grash.

Telefoni ndihmë mund t´ju ndihmojë për të krijuar një kontakt më qendrën e grave.

Telefoni i ndihmës "Dhuna ndaj grave"

Në Gjermani oftohet një ndihmë e veçantë për gratë, të cilat janë të prekura nga dhuna. Telefoni i ndihmës „Dhuna ndaj grave“ me numër 08000 - 116 016 është i disponueshëm të në gjithë Gjermaninë, 24 orë në ditë. Thirrja në këtë telefon ndihmë është falas dhe ju nuk jeni i detyruar t´i thoni emrin tuaj punonjëseve të tij. Punonjëset e telefonit të ndihmës iu këshillojnë dhe iu japin informacion në lidhje institucionet afër vendit ku jetoni, të cilat mund t’ju ndihmojnë më tej. Aty ndodhen përkthyese, të cilat bëjnë të mundur konsultimin në shumë gjuhë.

Njerëzit që nuk dëgjojnë mirë, mund të marrin shërbimin e përkthimit falas përmes faqes së internetit (www.hilfetelefon.de). Kjo faqe është e disponueshme në shumë gjuhë. 

Dhuna në emër të nderit

Dhuna në emër të nderit do të thotë, që disa njerëz përdorin dhunë, për të realizuar me ngulm pikëpamjet e tyre në lidhje me nderin e familjes, fesë osë traditës. Shembuj që përfshihen në këtë llojë dhune janë:

  • dhuna fizike (për shembull të rrahësh njerëzit)
  • dhuna seksuale (për shembull të prekësh pa dëshirë partneren/partnerin)
  • presioni psikologjik (për shembull të kërcënosh partneren/partnerin)
  • martesa e detyruar 
  • vrasja në emër të nderit

Nëse besoni se ndodheni në një situatë të rrezikshme, shkoni në një agjensi konsultimi ose direkt në polici.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma