Në Gjermani çdo grua dhe çdo burrë ka të drejtë që të informohet tek një gjinekologe ose një gjinekolog, tek një agjensi konsultimi ose në internet rreth mjeteve kontraceptive.

Ka

  1. mjete kontraceptive, të cilat ju mund t´i blini pa recetë
  2. mjete kontraceptive, të cilat ju mund t´i blini vetëm me recetë
  3. mjete kontraceptive, të cilat ju mund t´i merrni tek gjinekologu ose gjinekolgia

Mjete kontraceptive pa recetë

Ka mjete kontraceptive, të cilat të rriturit në moshë dhe të rinjtë në moshën 14 vjeçare e lartë, mund t´i blejnë pa recetë. Kjo do të thotë, nuk është e nevojshme që ata të shkojnë më parë tek mjeku, për të mund të blerë këto mjete kontraceptive.

Këto mjete kontraceptive ju mund t´i blini në farmaci pa recetë:

  • Prezervativ: Prezervativët mund të blihen në farmaci, dyqanet e produkteve kozmetike, supermarkete, në pikat e karburantit ose në internet. Kini kujdes blerjen e madhësisë së duhur. Dhe kini kujdes, që paketimi të mos jetë i dëmtuar ose prezervativi të mos jetë i vjetër.
  • Diafragma: Gjinekologia ose gjinekologu mat fillimisht madhësinë e duhur dhe të përshtatshme të diafragmës për një grua. Në rast se ju e dini madhësinë e duhur të diafragmës që iu nevojitet, atëherë ju mund ta blini atë në farmaci pa recetë. Ka Diafragma edhe në madhësi unitare, të cilat u përshtaten shumë grave.
  • Prezervativ femëror: Prezervativet femërorë ju mund t´i blini në farmaci ose në internet.
Prezervativi
Diafragma
Prezervativi femëror

Mjete kontraceptive me recetë

Ka mjete kontraceptive hormonale, për të cilat nevojitet një recetë nga mjeku, për shkak se jo çdo grua ndihet mirë me mjetet kontraceptive hormonale. Për këtë arsye ju duhet të shkoni rregullisht për vizitë tek gjinekologia apo gjinekologu juaj, nëse përdorni mjete kontraceptive hormonale.

Mjetin kontraceptiv ju mund ta blini në farmaci me recetë.

Për këto mjete kontraceptive iu nevojitet një recetë nga një mjeke ose një mjek:

Pilula kontraceptive
Mini-pilula
Unaza vaginale
Ngjitësi kontraceptiv

Mjetet kontraceptive, të cilat ju mund t´i merrni direkt tek gjinekologia ose gjinekologu

Ka mjete kontraceptive, të cilat ju nuk mund t´i blini në farmaci. Këto mjete kontraceptive ju i merrni direkt tek gjinekologia ose gjinekologu:

Pajisja IUD hormonale
Pajisja IUD prej bakri
Injeksioni kontraceptiv
Implanti kontraceptiv

Shpenzimet

Nën rrethana të caktuara, agjensitë e sigurimeve shëndetësore paguajnë disa lloje mjetesh kontraceptive.

Këto paguhen:

  • Nëse mjeku iu shkruan në recetë pilulën kontraceptive, për kurimit e sëmundejeve të lëkurës (psh. aknet), atëherë atë e paguan agjensia e sigurimit shëndetësor.
  • Nëse ju jeni nën moshën 22 vjeçare dhe blini një mjet kontraceptiv me recetë, atëherë atë e paguan agjensia e sigurimit shëndetësor. Mbi moshën 18 vjeçare ju duhet të paguani një shumë të vogël për recetën.

Këto nuk paguhen:

  • Prezervativët dhe mjetet e tjera kontraceptive pa recetë ju duhet t´i paguani vetë.
  • Nëse jeni mbi moshën 22 vjeçare dhe blini një mjet kontraceptiv me recetë, ju atë duhet ta paguani vetë.

Kufizimet e moshës

Tek vajzat nën moshën 14 vjeçare, gjinekologut ose gjinekologes i duhet dakordimi i prindërve, për të mund t´i shkruajtur gruas një recetë me pilulën kontraceptive ose me mjete të tjera kontraceptive.

Grave në moshën 15 vjeçare e lartë, shumë gjinekologë ose gjinekologe u japin një recetë me pilulën kontraceptive ose me mjete të tjera kontraceptive, edhe pa lejen e prindërve, në rast se gjinekologu ose gjinekologia është e mendimit, se ato mund të vendosin vetë.

Grave të reja në moshën 16 vjeçare e lartë, gjinekologu ose gjinekologia mund t´ju japë një recetë me mjete kontraceptive. Prindërit ose partneri e tyre nuk duhet të informohet rreth kësaj. Sepse në Gjermani ekziston një detyrim mjeksor i mbajtjes sekret. Mjekia/mjeku mund të bisedojë me të tjerët rreth trajtimit tuaj mjeksor, vetëm nëse ju e lejoni këtë gjë.

Në procesin e kontracepsionit marrin pjesë gjithmmonë dy vetë. Bisedimi rreth tij me partnerin/partneren mund të krijojë besim tek ju. Të dy partnerët kanë të drejtë, që të vendosin rreth kontracepsionit. Asnjë njeri nuk ka të drejtë që të detyrojë partnerin ose partneren për metodën e kontracepsionit.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma