Implanti kontraceptiv

Implanti kontraceptiv është një shufër plastike fleksibile rreth 4 centimetra e gjatë, të cilën një mjeke ose një mjek e vendos nën lëkurë, në anën e brendshme të krahut të sipërm. Atje, ai lëshon një hormon që parandalon shtatzëninë.

Implanti kontraceptiv quhet edhe shufër hormonale ose implant hormonal.

Meqenëse hormonet mund të kenë efekte anësore dhe për këtë arsye kontracepsioni nuk është i përshtatshëm për çdo grua, receta për implantin kontraceptiv duhet të merret nga një mjeke ose një mjek.

Me implantin kontraceptiv, gruaja nuk ka një cikël natyral dhe ovulacion.

Implanti kontraceptiv ofron mbrojtje shumë të besueshme kundër shtatzënisë deri në tre vjet.

Efekti

Implanti kontraceptiv ka këtë efekt:

Kështu futet dhe nxirret përsëri implanti kontraceptiv

Implanti kontraceptiv duhet të futet dhe të nxirret përsëri vetëm nga gjinekologe dhe gjinekolog (mjeke për gra ose mjek për gra) të trajnuar posaçërisht. Pas një anestezie lokale, ai shtyhet nën lëkurë duke përdorur një instrument të vogël.

Pas një periudhe maksimale prej tre vitesh, implanti hiqet nga një mjeke ose një mjek dhe zëvendësohet nëse kerkohet. Implantin kontraceptiv mund ta nxirrni edhe më herët. Në këtë rast, mund të mbeteni shtatzënë menjëherë.

Kjo pakëson sigurinë

Nëse jeni duke marrë medikamente për epilepsi dhe sëmundje virale, si dhe antibiotikë të veçantë për tuberkulozin ose preparate që përmbajnë bar të Shën Gjonit: Pyesni mjeken ose mjekun tuaj.

Efektet shëndetësore

  • Disa gra përjetojnë të përziera, marramendje, dhimbje koke dhe luhatje humori nga hormonet në implantin kontraceptiv. Një gjendje depresive dhe humbja e dëshirës për seks janë po ashtu të mundshme.
  • Menstruacionet (cikli menstrual) zakonisht bëhen më të pakta ose ndalen plotësisht, prandaj dhimbja gjatë gjakderdhjes shpesh përmirësohet.
  • Shpesh ndodhin edhe gjakderdhje të parregullta, të cilat mund të zgjasin shumë.
  • Implanti kontraceptiv mund të vendoset edhe nëse gruaja është ende duke ushqyer foshnjën me gji.

Kostot

Implanti kontraceptiv kushton rreth 300 Euro duke përfshirë vendosjen. Heqja e tij kushton rreth 40 Euro.

Nëse gratë e reja kanë një sigurim shëndetësor ligjor, kostot e implantit kontraceptiv mund të mbulohen deri në ditëlindjen e tyre të 22-të. Pyesni mjeken ose mjekun tuaj për këtë.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll