Diafragma

Diafragma  është një metodë kontraceptive pa efekte anësore. Ajo futet në vaginë (vagina), ku bllokon hyrjen e spermatozoidëve (qelizat spermatozoide) në mitër.

Diafragma është e disponueshme në dy forma të ndryshme: Ajo përbëhet nga një unazë ovale ose e rrumbullakët, fleksibile dhe e mbuluar me një lëkurë silikoni. Forma ovale është më e përdorura. Ajo është e disponueshme në një madhësi që i përshtatet shumicës së grave. Modeli i rrumbullakët është i disponueshëm në shtatë madhësi të ndryshme (60 deri në 90 mm në diametër).

Ju mund të testoni në një zyrë mjekësore, qendër këshillimi ose qendër shëndetësore për gratë, se cila formë dhe madhësi është e pershtatshme për ju. Atje po ashtu mund t´ju tregojnë se si duhet të futet dhe nxirret diafragma. 

Diafragma mund të përdoret pa limit deri në dy vjet.

Kështu përdoret diafragma

Përdorimi i saj kërkon pak praktikë. Diafragma futet në vaginë me gishta, të paktën dy orë para marrëdhënies seksuale dhe shtyhet mbi qafën e mitrës. Krahas kësaj, përdoret një xhel kontraceptiv i veçantë, i cili imobilizon spermatozoidët.

  1. Shtypeni diafragmën për të formuar një palosje të zgjatur. Lyeni me xhel kontraceptiv pjeset e palosura (mos përdorni lubrifikant që përmban vaj silikoni).
  2. Mbajeni diafragmën të shtypur; gishti i madh dhe gishti tregues duhet të ndodhen në buzë të saj. 
  3. Për të futur diafragmën, tek modeli oval, shigjeta e vogël në buzë duhet të tregojë në drejtim të trupit tuaj. Modeli i rrumbullakët nuk ka asnjë shenjë. Vendosni diafragmën në vaginë me anën e zbrazët të drejtuar lart. 
  4. Shtyjeni diafragmën thellë në vaginë mbi qafën e mitrës.
  5. Qafa e mitrës duhet të jetë plotësisht e mbuluar nga membrana e diafragmës. Këtë mund ta kontrolloni duke prekur qafën e mitrës nën membranë. 
  6. Diafragma parandalon hyrjen e spermës në mitër gjatë marrëdhënieve seksuale.
  7. Hiqeni diafragmën jo më shpejt se 6 orë dhe jo më vonë se 24 orë pas marrëdhënies seksuale. Prekni zgavrën e kapjes ose buzën e diafragmën me një gisht dhe tërhiqeni atë jashtë.
  8. Lajeni diafragmën me ujë dhe sapun dhe lëreni jashtë të thahet.

Kur diafragma rrëshqet gjatë marrëdhënies seksuale ose nxirret më herët

Mund të ndodhë që diafragma të mos vendoset siç duhet në qafën e mitrës, të rrëshqasë gjatë marrëdhënies seksuale ose të nxirret me herët. Flisni në të njëjtën ditë ose të nesërmen me një mjeke, një mjek, ose pyesni një farmacist në lidhje me kontracepsionin e emrgjencës.

Kostot

Diafragmën mund ta blini pa recetë në farmaci ose në internet. Ajo kushton midis 35 dhe 60 Euro. Kësaj i shtohen dhe rreth 10 Euro për një tub xheli kontraceptiv (60 ml), që është i mjaftueshëm për rreth 15 përdorime. Kur porosisni në internet, shtohen edhe kostot e transportit. Konsultat në një klinikë mjekësore ose në qendrën e shëndetit të grave janë falas.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll