Në Gjermani ju mund të konsultoheni, të mjekoheni si dhe të shkoni tek mjekia/mjeku juaj, pa qenë e nevojshme që partneria/partneri juaj ose familja juaj të vihet në dijeni rreth kësaj. 

Konsultimi rreth shtatëzënisë dhe planifikimit familjar

Për të gjitha pyetjet rreth shtatëzënisë und planifikimit familjar, ju dhe partneria ose partneri juaj, keni të drejtë ligjore për tu konsultuar. Konsultimi është pa pagesë dhe nuk është e nevojshme që ju këshillueses apo këshilluesit t´i thoni emrin tuaj.

Për konsultim ju mund të shkoni vetëm, me partneren ose partnerin tuaj, me një shok ose me dikë nga familja juaj. Ju mund  të konsultoheni edhe përmes internetit ose përmes telefonit ndihmë. Edhe këtu nuk është e nevojshme që ju të thoni emrin tuaj.

Në Gjermani, vajzat dhe gratë kanë të drejtë që ta mbajnë të fshehtë shtatëzëninë e tyre dhe prapëseprapë të lindin në mënyrë të sigurt mjeksore. Kjo quhet lindje në mënyrë konfidenciale.

Rastet përjashtuese: Sëmundjet ngjitëse

Tek disa lloje sëmundjesh, mund të ndodhë që mjekia ose mjeku juaj duhet të njoftojë rreth sëmundjes tuaj Zyrën e Shëndetësisë. Kjo ndodh, në rast se një sëmundje është shumë ngjitëse dhe në rast se ajo mund të bëhet tëper e rrezikshme për njerëzit ë tjerë.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma