Nëse ju jeni shtatzënë dhe nuk dëshironi ta vazhdoni shtatzëninë, në Gjermani ju mund të lini të ndërpritet shtatzënia.
Për këtë ka ligje:

  • Ndërprerja e shtatzënisë lejohet të kryhet vetëm nga një gjinekologe/një gjinekolog.
  • Një ndërprerje e shtatzënisë lejohet parimisht të bëhet vetëm deri në javën e dymbëdhjetë pas fekondimit të vezës.
  • Para ndërprerjes së shtatzënisë ju duhet të shkoni në një bisedë këshillimi tek një vend këshillimi (konflikti) shtatzënie. Menjëherë pas bisedës së këshillimit ju merrni një certifikatë këshillimi.
  • Certifikata e këshillimit është një dokument. Certifikata e këshillimit tregon, që ju keni qenë tek një vend këshillimi. Certifikata e këshillimit ju nevojitet, me qëllim që gjinekologia/gjinekologu të mund të kryejë ndërprerjen e shtatzënisë.
  • Ka edhe vende këshillimi, të cilat nuk lëshojnë certifikata këshillimi: “Karitasi” (Caritas) dhe “Shërbimi social i grave katolike” (Sozialdienst Katholischer Frauen) nuk japin certifikata këshillimi por ato megjithatë këshillojnë rreth temës ‚Konflikti i shtatzënisë”. Vende këshillimin në afërsinë tuaj ju gjeni këtu.
  • Gjinekologia/gjinekologu lejohet të kryej ndërprerjen e shtatzënisë së pari 3 ditë pas bisedës së këshillimit, në mënyrë që ju të keni kohë të mjaftueshme për të vendosur.
  • Ju jeni 16 vjeçe dhe lart, atëherë ju vendosni vetë, nëse dëshironi të vazhdoni me shtatzëninë apo jo.
  • Ju jeni në moshën 14 deri në 16 vjet, atëherë gjinekologia/gjinekologu vlerëson, nëse ju e keni pjekurinë e duhur për të vendosur vetë. Nëse mjekja/mjeku është i mendimit, se ju nuk jeni e pjekur mjaft, atëherë duhet të jenë dakord prindërit tuaj, që ju të kryeni një ndërprerje të shtatzënisë. Prindërit tuaj duhet t’i thonë mjekes/mjekut, se ata janë dakord.
  • Ju jeni më pak se 14 vjeçe, atëherë duhet të jenë dakord prindërit tuaj, që ju të kryeni një ndërprerje të shtatzënisë. Prindërit tuaj duhet t’i thonë mjekes/mjekut, se ata janë dakord.
  • Askujt nuk i lejohet, t’ju detyrojë të bëni një ndërprerje të shtatzënisë, nëse ju nuk e doni këtë gjë. Por gjithashtu nuk lejohet asnjë grua të detyrohet të vazhdojë shtatzëninë.

Një grua duke biseduar me një këshillues në një klinikë abortimi

Ecuria e një ndërprerje të shtatzënisë

Biseda e këshillimit

  • Biseda e këshillimit është falas.
  • Shpesh ju mund të zgjidhni, nëse ju dëshironi të flisni më mirë me një burrë apo me një grua.
  • Nëse doni, lejohet të sillni me vete partneren/partnerin tuaj ose një person tjetër.
  • Shumë vende këshillimi për shtatzëninë ofrojnë po ashtu këshillime në gjuhë të ndryshme ose një shoqërim nëpërmjet të një përkthyeseje/përkthyesi.

Në bisedën e këshillimit

  • ju mund të shtroni të gjitha pyetjet,
  • ju mësoni, çfarë bën gjinekologia/gjinekologu gjatë një ndërprerje të shtatzënisë,
  • ju shpjegohet, se çfarë mbështetje ka, në rast se ju vendosni ta vazhdoni shtatzëninë.

Pas bisedës së këshillimit

  • Ju do të merrni nga vendi i këshillimit një certifikatë këshillimi (tek vendet e këshillimit të “Karitasi” dhe “Shërbimi social i grave katolike” ju nuk do të merrni certifikatë këshillimi). Certifikata e këshillimit tregon, se ju keni qenë tek një bisedë këshillimi.
  • Vendosni vetë dhe me qetësi, nëse ju dëshironi të vazhdoni me shtatzëninë ose të bëni një ndërprerje të shtatzënisë.

Nëse ju pas bisedës së këshillimit dëshironi të vazhdoni me shtatzëninë:

  • Ju nuk duhet të informoni asnjeri për këtë, pse ju prapëseprapë dëshironi ta lindni fëmijën.
  • Gjatë shtatzënisë ju keni të drejtë për kryerjen e kontrolleve të përcaktimit të hershëm tek një gjinekologe/gjinekolog. Gjinekologia/gjinekologu kontrollon në intervale të rregullta, nëse ju dhe fëmija juaj jeni të shëndetshëm.
  • Vendet e këshillimit iu përgjigjen të gjitha pyetjeve tuaja rreth shtatzënisë, por edhe rreth ndihmave financiare dhe mundësive të mbështetjes.

Nëse ju, pas bisedës së këshillimit, dëshironi ta ndërprisni shtatzëninë:

  • Ju shkoni me certifikatën e këshillimit tek një gjinekologe/gjinekolog.
  • Gjinekologia/gjinekologu ju viziton dhe konstaton, prej sa kohësh ju jeni shtatzënë. Fekondimi nuk lejohet të ketë ndodhur më shumë se para dymbëdhjetë javësh.
  • Gjinekologia/gjinekologu ju jep juve një termin, në të cilën do të kryhet ndërprerja e shtatzënisë. Termini duhet të jetë më së shpejti tre ditë pas bisedës së këshillimit.
  • Edhe në terminin ju mund të vendosni ende për këtë, nëse ju do ta vazhdoni shtatzëninë.
  • Në termin gjinekologia/gjinekologu bëjnë ndërprerjen e shtatzënisë.

Arsye shëndetësore (tregues mjekësorë)

Arsye shëndetësore (tregues mjekësorë)
Ligji thotë: Ndërprerja e shtatzënisë është e lejuar, për të mënjanuar një rrezik për jetën ose rrezikun e një dëmtimi të rëndë të gjendjes së shëndetit fizik ose shpirtëror të grave shtatzëna, nëse rreziku nuk mund të mënjanohet në një mënyrë tjetër të pranueshme për to.

Kjo do të thotë: nëse shëndeti ose jeta e nënës rrezikohet nga shtatzënia. Ose nëse nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të mbrojtur shëndetin fizik dhe shpirtëror ose jetën e nënës. Në këtë rast shtatzënia mund të ndërpritet bile edhe pas javës së dymbëdhjetë.

Përdhunim (tregues kriminalistikë)
Nëse një grua ose një vajzë ka mbetur shtatzënë nëpërmjet një përdhunimi mjekja/mjeku mund ta ndërpresin shtatzëninë në dymbëdhjetë javët e para që nga fekondimi.

Sa kushton një ndërprerje e shtatzënisë

Ndërprerja e shtatzënisë kushton rreth 350 deri në 600 Euro.

Nëse ju nuk keni të holla, kostot mund të merren përsipër. Gjatë këshillimit ju mund të pyesni për këtë.

Kostot në rast të treguesve mjekësorë ose kriminalistikë merren përsipër nga arkat e sigurimit shëndetësor ligjor.

Pas ndërprerjes së shtatzënisë

Nëse pas ndërprerjes së shtatzënisë ju keni ende pyetje dhe keni nevojë për ndihmë, ju gjeni mbështetje në një vend këshillimi për shtatzëninë. Ju mund të shkoni edhe tek një vend tjetër këshillimi për shtatzëninë. Këshillimi është pa pagesë.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma