Jeta ndryshon

Të qënit një prind e ndryshon jetën tuaj shumë.

Ju mund:

  • të ndjeni një përgjegjësi të madhe për foshnjën, e cila varet nga ju për ushqim, kujdes dhe dashuri;
  • të ndjeheni e pasigurt dhe e frikësuar rreth ndjenjave dhe nevojave të foshnjës. Ju veç i mësoni këto pak e nga pak;
  • shkurtohet gjumi sepse ju duhet të ngriheni natën;
  • keni vështirësi në ushqyerjen me gji (gratë);
  • shqetësoheni rreth të ardhmes;
  • hiqni dorë nga zakonet e mëparshme dhe hobet ;
  • duhet të planifikoni aktivitetet tuaja me kujdes;

Jeta sociale

Kontaktet tuaj social mund të ndryshojnë. Për shembull, ju mund:

  • të doni të shpenzoni shumë kohë me foshnjën tuaj;
  • të njiheni me njerëz të rinj të cilët gjithashtu kanë fëmijë;
  • të zhvendoseni dhe të keni komshinj të rinj;
  • duhet të planifikoni shumë më parë: disa kontakte mund të bëhen më pak të gjallë.

Të dy nëna dhe babai i foshnjës përjetojnë ndryshime.

Ndryshimet janë normale. Duhet disa kohë të mësohesh me situatën e re.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma