Pak kohë pas lindjes

  • Mamia/infermierja e peshon dhe e mat foshnjën tuaj.
  • Ajo pastron dhe lidh kërthizën.
  • Kontrollohen frymëmarrja, ngjyra e lëkurës, tkurrja e muskujve, rrahja e zemrës dhe reagimet e foshnjës ndaj ngacmimeve.
  • Mamia/infermierja e vesh foshnjën dhe e mbështjell në një batanije.
  • Pastaj ju e merrni foshnjën tuaj në krah. Nëse ju kishit një operacion cezarian mund ta mbajë partnerja juaj/partneri juaj foshnjën, deri sa të trajtohet plaga juaj.
  • Nëse foshnja kërkon gjirin, ju mund ta ushqeni atë me gji për herë të parë. Një mami mund t’ju ndihmojë juve gjatë kësaj.
  • Ju laheni dhe çoheni së bashku me foshnjën tuaj në dhomën tuaj. Ju dhe foshnja juaj mund të qëndroni disa ditë në spital dhe të lini të kujdeset për ju. Në shumë spitale mund të kalojë natën atje edhe partnerja juaj/partneri juaj.
  • Ju mund të vendosni po ashtu, të shkoni me foshnjën tuaj disa orë pas lindjes për në shtëpi. Këtë mundësi ju e keni, nëse ju jeni mirë dhe foshnja juaj është e shëndetshme.

Në javët në vazhdim

  • Në javët e para pas lindjes ka kontrolle të rregullt të përcaktimit të hershëm për foshnjën tuaj. Kontrollet e para janë ende në spital. Më vonë ju shkoni tek një mjeke për fëmijë/mjek për fëmijë. Ju merrni një “librezë të verdhë“, në të cilën regjistrohen të gjitha kontrollet e përcaktimit të hershëm të fëmijës.
  • Disa ditë pas lindjes kontrollon mjekja/mjeku foshnjën tuaj me kujdes. Mjekja/mjeku kontrollon zemrën dhe mushkërinë, trupin, shtyllën kurrizore, reflekset, këllqet, sytë...
  • Foshnja juaj mund të humbasë peshë në javët e para pas lindjes edhe nëse ju i jepni rregullisht gji ose e ushqeni. Kjo është normale.
  • Foshnja merr pika me vitaminë K.
  • Gjatë kontrollit të dytë të përcaktimit të hershëm (U2) foshnja do të testohet për sëmundje të rralla të shkëmbimit të lëndëve (metabolizmit) dhe fibrozë cistike (Mukoviszidose) (një sëmundje e mushkërisë dhe e zorrëve). Mjekja/mjeku, mamia ose infermierja/infermieri marrin pak gjak.
  • Përveç kësaj ju mund të lini të kontrollohet nëse foshnja dëgjon mirë (ekzaminimi i dëgjimit të të sapolindurve).
  • Afërsisht pas tetë javësh foshnja merr një vaksinë, për shembull kundër poliomielitit
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma