Dikush mund të infektohet me HIV nëpërmjet lëngjeve të trupit të personave që kanë tashmë HIV. HIV mund të transmetohet nëpërmjet:

Sperma, lëngu vaginal dhe gjaku i infektuar i ciklit menstrual mund të hyjnë në trupin tuaj nëpërmjet membranës mukoze të anusit, kokës së penisit, vaginës dhe të gojës.

Gjaku i infektuar mund të hyjë në trupin tuaj direkt nëse bashkëndani material injeksioni të përdorur ose nëpërmjet transfuzionit të gjakut. Transmetimi nëpërmjet transfuzionit të gjakut pothuajse nuk ndodh kurrë në Evropë, sepse gjaku testohet për HIV.

Së fundi, HIV mund të transmetohet nëpërmjet qumështit të gjirit gjatë ushqyerjes me gji.

HIV nuk mund të transmetohet nëpërmjet pështymës.

Sperma, lëngu vaginal dhe gjaku menstrual i infektuar mund të hyjnë në trupin tuaj nëpërmjet membranës mukoze të anusit, të kokës së penisit, të vaginës dhe të gojës.
HIV mund të transmetohet nëpërmjet gjakut, për shembull, duke bashkëndarë material injeksioni të përdorur.
HIV mund të transmetohet nëpërmjet qumështit të gjirit gjatë ushqyerjes me gji.

Dikush mund të marrë HIV nëpërmjet seksit dhe nëpërmjet mënyrave të tjera të transmetimit.

Transmetimi nëpërmjet seksit

  • Nëpërmjet seksit vaginal ose seksit anal pa një prezervativ me dikë i cili ka HIV.
  • Ka veç një rrezik shumë të ulët të merrni HIV nëpërmjet seksit oral (nëse spermë ose gjak nga një person me HIV futet në gojën tuaj dhe ju keni lëkurë të çarë atje).
Mënyra të transmetimit të HIV: seks vaginal pa përdorur një prezervativ
Mënyra të transmetimit të HIV: seks anal pa përdorur një prezervativ
Mënyra të transmetimit të HIV: seks oral pa përdorur një prezervativ (rrezik i ulët)

Transmetim në mënyra të tjera

Mënyra të transmetimit të HIV: nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë ose lindjes ose gjatë ushqyerjes me gji.
Mënyra të transmetimit të HIV: ndarja e materialit të përdorur të injeksionit

Asnjë transmetim nëpërmjet kontaktit të rastësishëm

Ju s’mund të merrni HIV nëpërmjet kontaktit të rastësishëm, për shembull: duke ndarë një gotë ose pjatë me dikë i cili ka HIV ose duke prekur ose puthur njeri tjetrin.

Nuk është e mundur të dish nëse dikush ka HIV duke e parë atë.

Asnjë transmetim të HIV: duke ndarë një gotë ose pjatë
Asnjë transmetim të HIV: duke prekur ose takuar duart
Asnjë transmetim të HIV: duke u puthur

Mbrojtja nga HIV

Njerëzit me HIV mund të infektojnë të tjerë nëse ata nuk marrin trajtim. Shumë njerëz nuk e dinë se ata kanë HIV. Për të mbrojtur veten tuaj, përdorni prezervativë gjatë seksit.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma