Gjatë seksit burrat dhe gratë përjetojnë faza të ndryshme të eksitimit. Çdo njëri i përjeton këto faza ndryshe. Fazat gjithashtu ndryshojnë çdo herë për nga kohëzgjatja dhe intensiteti. Këto faza janë:

  • dëshira
  • eksitimi
  • orgazma
  • qetësimi

Dëshira

Kur ju ndjeni dëshirë seksuale, ju dëshironi të keni seks dhe të prekeni nga dikush, të prekni partneren/partnerin tuaj apo të prekni vetën.

Eksitimi

Prekjet e partneres/partnerit tuaj apo prekjet e veta mund t’ju eksitojnë në mënyrë seksuale. Trupi juaj/trupi i partnerit tuaj reagon ndaj eksitimit seksual:

  • Vagina laget më shumë (gratë).
  • Buzët e gjinore fryhen (gratë).
  • Indet erektile të klitorit mbushen me gjak, klitori zmadhohet dhe ngrihet, ai bëhet shumë i ndjeshëm (gratë).
  • Thithat ngurtësohen (gratë).
  • Indet erektile të penisit mbushen me gjak, penisi  ngurtësohet, zmadhohet dhe ngrihet: Ky është një ereksion  (burrat).
  • Nga penisi mund të pikojë pak substancë e lëngshme (burrat).
  • Zemra rreh më shpejt (burrat dhe gratë).

Ju kini ndjenja seksuale për partneren tuaj/partnerin tuaj ose në kokën tuaj zhvillohen fantazi seksuale.

Eksitimi juaj rritet. Kjo është një ndjenje shumë intensive dhe e këndshme.

Orgazma

Orgazma është shkarkimi i energjisë seksuale në trupin tuaj:

  • Muskujt e dyshemesë së legenit kontraktohen.
  • Burrat kanë në shumicën e rasteve njëvderdhje sperme, kur ata kanë një orgazmë. Sperma  rrjedh nga penisi jashtë.
  • Tek disa gra rrjedh pak lëng nga vagina gjatë orgazmës. Kjo është e ngjashme me derdhjen e spermës.

Qetësimi

Pas orgazmës eksitimi bie dalëngadalë dhe trupi qetësohet përsëri. Nganjëherë trupi ndjehet pak i lodhur pas orgazmës.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma