Barazia për të gjitha gjinitë

Të gjithë njerëzit, pavarësisht nga gjinia ose orientimi i tyre seksual, kanë në Gjermani të njëjtat të drejta. Për të gjithë vlejnë të njëjtat ligje.

Në Gjermani, është e ndaluar të disfavorizosh ose diskriminosh njerëzit, sepse i përkasin një gjinie të caktuar, për shembull, sepse ata janë grua, burrë ose interseksualë.

Kjo gjithashtu do të thotë që të gjithë njerëzit duhet të kenë shanse të barabarta gjatë gjithë jetës së tyre, personalisht, profesionalisht dhe brenda familjeve të tyre. Për shembull, të gjithë njerezit kanë të drejtë të vendosin vetë,

  • se cilin profesion duan të mësojnë,
  • nëse dhe me kë duan të martohen ose
  • nëse duan të kenë fëmijë apo jo.

Ligji i Përgjithshëm për Trajtim të Barabartë

Ky ligj synon të parandalojë që njerëzit të përjetojnë disavantazhe ose të diskriminohen për shkak të origjinës së tyre etnike, gjinisë së tyre, fesë ose besimit, moshës, identitetit së tyre seksual ose aftësive të tyre të kufizuara.

Ndihmë dhe mbështetje

Shumë kompani, zyra dhe autoritete zyrtare në Gjermani kanë departamente ankesash. Ato mund të ndihmojnë kur njerëzit përjetojnë disavantazhe ose diskriminim për shkak të origjinës, ngjyrës së lëkurës, gjinisë ose fesë së tyre.

Nëse dikush ju diskriminon, mund të kërkoni këshilla dhe ndihmë tek Agjensia Federale kundër Diskriminimit.

Ose mund të kontaktoni një qendër këshillimi.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll