Orientimi seksual

Nëse një burrë ndihet i tërhequr seksualisht dhe/ose emocionalisht nga gratë, ai është heteroseksual. Nëse një grua ndihet e tërhequr seksualisht dhe/ose emocionalisht nga burrat, ajo është gjithashtu heteroseksuale. Nëse një burrë ndihet i tërhequr seksualisht dhe/ose emocionalisht nga burrat, ai është gay (homoseksual). Nëse një grua ndihet e tërhequr seksualisht dhe/ose emocionalisht nga gratë, ajo është lesbiske ose homoseksuale. Disa njerëz ndihen të tërhequr seksualisht dhe/ose emocionalisht nga gra dhe nga burra dhe janë atëherë biseksualë.