Masturbim do të thotë t’i jepni vetes kënaqësi seksuale duke stimuluar vetë trupin tuaj, veçanërisht vaginën, klitorin, penisin, thithat ose anusin, me duart tuaja.

Ju gjithashtu mund të masturboheni duke përdorur objekte, si një dildo ose një vibrator (lodra seksi). Kini kujdes të mos lëndoni veten.

Ndjehuni të lirshëm të eksperimentoni dhe të zbuloni se çfarë pëlqeni.

Masturbimi nuk është i dëmshëm. Shumë burra dhe gra masturbohen. Gjithashtu është NË RREGULL të mos masturbohesh.
Gjithashtu ju mund të masturboheni kur jeni në një marrëdhënie.

Si të masturboni

Ju mund të masturboni në mënyra të ndryshme. Për shembull:

Burrat:

  • duke përkëdhelur thithat, penisin, skrotumin, vithet;
  • duke mbajtur penisin dhe duke lëvizur dorën tuaj poshtë e lart;
  • duke ndryshuar lëvizjet në shpejtësi, ritëm dhe intensitet.

Nëse jeni bërë synet, është mirë të përdorni një lubrifikues, të tillë si vazelinë ose lubrifikues special pa vaj (bazë uji). Kurrë mos përdorni vazelinë në kombinim me një prezervativ. Mund të dëmtojë prezervativin.

Një burrë duke u masturbuar
Detaj i dorës së një burri duke mbajtur penisin e tij ndërsa ai masturbon
Detaj i dorës së një burri duke aplikuar lubrifikues në penisin e tij të bërë synet

Gratë:

  • duke përkëdhelur vaginën, klitorin, buzët gjinore, thithat, gjokset, vithet;
  • duke futur gishtat në vaginë dhe duke i lëvizur ata përreth
  • duke ndryshuar lëvizjet në shpejtësi, ritëm dhe intensitet.
Një grua duke u masturbuar

Të masturbosh njëri tjetrin

Partnerët gjithashtu mund të masturbojnë njëri tjetrin.

Një grua duke masturbuar një burrë
Një burrë duke masturbuar një grua
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma