Në rast të një lindjeje foshnja vjen nëpërmjet vaginës së nënës në jetë. Një lindje zgjat në rast të fëmijës së parë ndërmjet 12 dhe 18 orësh. Lindja e dytë zgjat në të shumtën e rasteve më shkurt.

Para se foshnja të lindet, nëna ka dhimbjet e lindjes: Muskujt e mitrës tkurren. Nëpërmjet kësaj foshnja shtyhet për poshtë. Dhimbjet e lindjes janë pothuajse gjithmonë të dhimbshme.

Dhimbjet e lindjes

Dhimbjet e lindjes hapin ngadalë qafën e mitrës dhe gojën e mitrës (hyrja për në mitër). Nëse qafa e mitrës është hapur sa duhet, foshnja mund të vijë në jetë.
Për t’i lehtësuar dhimbjet gjatë dhimbjeve të lindjes, ka mundësi të ndryshme:

  • lëvizni sa andej-këtej
  • përdorni teknikën e frymëmarrjes, të cilën e keni mësuar në kurset e parapërgatitjes për lindje ose diku tjetër
  • provoni pozicione të ndryshme
  • bëni një banjë për t’u qetësuar
  • përdorni mjete ndihmëse, si një jastëk të ngrohtë ose një top për t’u ulur
  • lutni për një injeksion -Anestezie: epidurale (PDA) nëse ju e lindni fëmijën në një klinikë. Ky është një injeksion në pjesën e poshtme të shpinës, i cili ndikon kundër dhimbjeve. Ju mund ta merrni atë ulur ose shtrirë.

Grua duke pasur kontraktime
Qëndrimi i gruas shtatzënë. Fokusi është në organet e brendshme seksuale me foshnjën brenda mitrës.
Qafa e mitrës, hyrja në mitër, po hapet gjatë kontraktimeve.
Qafa e mitrës është më e gjerë.
Qafa e mitrës është mjaftueshëm e gjerë për foshnjë që të lindë.
Mjeku duke bërë një anestetik epidural (lokal): një injeksion në fund të kurrizit për të lehtësuar dhimbjen gjatë kontraktimeve.

Pozicionet e lindjes

Ju mund ta zgjidhnin një pozicionin për lindjen, për shembull

  • shtrirë në anë ose mbi kurriz,
  • ulur në bisht,
  • gjunjëzuar,
  • varur në një litar ose pëlhurë.

Ju mund t’i ndryshoni pozicionet gjatë lindjes aq shpesh, sa të doni. Mjekja/mjeku ose mamia ju pyesin, cilin pozicion dëshironi. Mjekja/mjeku dhe mamia mund t’ju shoqërojnë dhe kujdesen mirë për ju në shumicën e rasteve në çdo pozicion.

Grua duke lindur foshnjën e saj
Grua duke lindur foshnjën e saj
Grua duke lindur foshnjën e saj

Lindja në një spital ose shtëpi lindjeje

Nëse ju keni mbërritur në një klinikë ose shtëpi lindjeje, ju përshëndet një mami.

Mamia

  • kontrollon dhimbjet e lindjes dhe tonet e zemrës së fetusit nëpërmjet një monitori,
  • kryen një kontroll nëpërmjet vaginës,
  • iu përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja gjatë dhimbjeve të lindjes.

Një gjinekologe/një gjinekolog informohet mbi lindjen në pritje.
Gjatë lindjes partnerja juaj/partnerin tuaj ose një person tjetër që zgjidhni ju mund të qëndrojnë pranë jush.

Nganjëherë mund të jetë e nevojshme, që mjekja/mjeku ose mamia të bëjnë një prerje të vogël me një gërshërë në indin ndërmjet vaginës dhe anusit (zorrës) . Nganjëherë ky ind çahet edhe vetë.

Foshnja del nga vagina. Kordoni i kërthizës prihet.

10 deri 30 minuta pas lindjes largohet edhe placenta nga trupi.

Baba duke prerë kordonin e kërthizës së foshnjës
Placenta duke dalë nga trupi i gruas, 10 deri 30 minuta pas lindjes.

Lindja në shtëpi

Nëse ju doni ta lindni fëmijën në shtëpi, bisedoni me mjeken/mjekun dhe me maminë për këtë. Nëse ju kini një shtatzëni normale pa rreziqe, ju mund të lindni në shtëpi. Ju duhet t’ju shoqërojë një mami gjatë lindjes në shtëpi. Kërkojeni maminë mundësisht herët në shtatzëni. Atëherë ju mund të parapërgatiteni së bashku për lindjen.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma