Interseksualiteti

Një njeri është interseksual, kur ai ka tipare trupore, të cilat nuk janë të gjitha qartësisht mashkullore apo femërore. Tiparet trupore mashkullore dhe femërore nuk janë vetëm tiparet gjinore, të cilat janë të dukshme, p.sh. organet gjenitale. Këtu bëjnë pjesë edhe tipare në brendësinë e trupit, si për shembull trashëgimi dhe hormonet. Tek disa njerëz dihet menjëherë pas lindjes, se ata janë interseksualë. Tek disa njerëz të tjerë kjo zbulohet vetëm gjatë fëmijërisë apo në pubertet. Që nga viti 2019 në Gjermani është e mundur, që në rast të njerëzve, të cilët nuk mund t’i renditen qartë gjinisë mashkullore apo gjinisë femërore, të regjistrohet si gjini në certifikatën e lindjes dhe në dokumentet e tjera 'e ndryshme’.

Transseksualiteti

Njerëzit transseksualë janë fizikisht qartë një burrë apo një grua. Por ata ndiejnë se janë të huaj në trupin e tyre dhe se i përkasin gjinisë tjetër. Ata kanë një trup mashkullor por ndihen si një grua. Ose ata kanë një trup femëror por ndihen si një burrë. Njerëzit vuajnë shpesh nga kjo kontradiktë dhe prandaj dëshirojnë të përshtatin trupin e tyre me gjininë, së cilës ndjejnë se i përkasin. Prandaj ata lenë që të operohen dhe/ose marrin hormone. Me këtë ata mund ta ndryshojnë trupin e tyre. Shumë prej tyre bëjnë gjithashtu ndryshimin e emrit dhe te dokumenteve të tyre zyrtare (si letërnjoftimin). Në trupin e tyre të „përshtatshëm“ ata ndihen mirë.

Situata ligjore në Gjermani

Gratë, burrat, njerëzit transseksualë dhe interseksualë kanë në Gjermani të njëjtat të drejta. Në Gjermani nuk lejohet askush, të  shpërfillet (diskriminohet) ose të trajtohet në mënyrë të pabarabartë për shkak të gjinisë së tij. Për këtë ekziston një ligj, Ligji i përgjithshëm për trajtimin e barabartë (shkurt: AGG).

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma