Orientim seksual do të thotë, se tek cila gjini ndihet dikush i tërhequr me ndjenjat dhe seksualitetin e tij. Mund të ndihesh i tërhequr tek një person me një gjini tjetër (heteroseksual), tek një person me të njëjtën gjini (homoseksual) ose tek burrat dhe gratë (biseksual).

Askush nuk mund ta zgjedhë orientimin e tij seksual. Njerëz të ndryshëm kanë orientime të ndryshme seksuale. Me edukimin e tyre, prinderit nuk mund të influencojnë, nëse fëmija do të bëhet homoseksual, heteroseksual, ose biseksual.

Situata në Gjermani

2 burra në intimitet

Në Gjermani secili njeri me çdolloj orientimi seksual, mund të dashurojë, atë që ai dëshiron: burrat mund të dashurojnë gratë ose burrat dhe t´i keni ata ose ato partnerë; Gratë mund të dashurojnë burra ose gra dhe t´i kenë ata ose ato partnerë. Sigurisht që edhe njerëzit transseksual dhe interseksual mund të zgjedhin lirisht, nëse dëshirojnë të jetojnë bashkë me një burrë, me një grua ose me një njeri interseksual.

Në Gjermani askush nuk përndiqet ose dënohet për orientimin e tij seksual. Ekziston një ligj, i cili ndalon që një njeri të disfavorizohet ose diskriminohet. Kjo do të thotë, që njerëzit, për shembull nuk duhet të kenë disfavore, për shkak se ata janë homoseksual, heteroseksual, biseksual, interseksual ose transseksual.

Ndihmë për pyetjet

Në rast se ju për shkak të orientimit tuaj seksual, disfavorizoheni ose diskriminoheni apo jeni disfavorizuar ose diskriminuar, atëherë drejtohuni një agjensie konsultimi. Atje këshillueset dhe këshilluesit do t´ju ndihmojnë, në rast se keni ndonjë pyetje ose frikë në lidhje me orientimin tuaj seksual.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma