E drejta, për të vendosur vetë për veten

Parimisht, të gjithë njerëzit në Gjermani kanë të drejtë, që të vendosin vetë

  • me kë do të jenë së bashku/të kenë një marrëdhënie intime,
  • me kë dhe sa shpesh do të kryejnë marrëdhënie seksuale,
  • nëse do të martohen,
  • me kë do të martohen dhe
  • nëse do të bashkëjetojnë, pa u martuar.

Askush nuk duhet të detyrohet,

  • të jetë së bashku me dikë/të ketë një marrëdhënie intime, nëse ajo ose ai nuk dëshiron,
  • të kryej marrëdhënie seksuale me dikë, nëse ajo ose ai nuk dëshiron,
  • të martohet me dikë, nëse ajo ose ai nuk dëshiron.

Kjo vlen për të gjithë njerëzit në Gjermani,

  • pavarsisht, prej cilit shtet ata vijnë,
  • pavarsisht, nëse janë gra apo burra,
  • pavarsisht, çfarë feje kanë,
  • pavarsisht, çfarë ngjyre lëkure kanë,
  • pavarsisht, nëse femrat me meshkujt ose meshkujt me femrat dëshirojnë të jenë bashkë (heteroseksual).
  • pavarsisht, nëse femrat me femrat ose meshkujt me meshkujt dëshirojnë të jenë bashkë  (homoseksual).

Ku mund të merrni ndihmë, nëse të drejtat tuaja janë shkelur?

Nëse dikush do, kundër vullnetit tuaj,

  • të jetë me ju/ të ketë një marrëdhënie intime me ju,
  • të martohet me ju,
  • të kryej marrëdhënie seksuale me ju, ose
  • nëse dikush ka kryer marrëdhënie seksuale me ju, kundër vullnetit tuaj,

atëhere ju mund

  1. të shkoni në polici dhe të denonconi këtë person.
  2. Përveç kësaj, ju po ashtu mund të shkoni në çdo kohë në një agjensi konsultimi. Këtu ju mund – pa treguar emrin tuaj –  të merrni ndihmë.

Mbrojtje për fëmijët dhe adoleshentët

Për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve ka ligje të veçanta.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma