Kush ka të drejtë të bëjë seks, që kur dhe me kë?

Për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve ka disa ligje, të cilat përcaktojnë, se në çfarë moshe të rinjtë kanë të drejtë të bëjnë seks. Me „seks“ është fjala jo vetëm për marrëdhëniet seksuale, por edhe për veprimet e tjera seksuale, si përshembull stimulimet seksuale të organeve gjenitale ose puthjet me gjuhë.

Ekzistojnë 4 etapa të mbrojtjes së moshës

  • Fëmijët deri në moshën 14 vjeç
  • Adoleshentët midis moshës 14 – 16 vjeç
  • Adoleshentët midis moshës 16 – 18 vjeç
  • rriturit nga mosha 18 vjeç e lartë
Një djalë dhe një vajzë duke bërë seks për herë të parë

Fëmijët deri në moshën 14 vjeç

Në Gjermani është e ndaluar, që të rriturit ose adoleshentët të bëjnë seks me fëmijët deri në moshën 14 vjeçare. Në rast se të rriturit ose adoleshentët prapëseprapë e bëjnë këtë gjë, kjo është e dënueshme.

Në rast se dy fëmijë bëjnë seks me njëri tjetrin, ata nuk ndëshkohen. Sepse fëmijët deri në moshën 14 vjeç nuk ndëshkohen penalisht.

Adoleshentët midis moshës 14 – 16 vjeç

Tek adoleshentët në moshën 14 vjeç e lartë shihet një lloj pjekurie seksuale dhe vetëpërgjegjësie. Për këtë arsye adoleshentët në moshën 14 dhe 15 vjeç kanë të drejtë të bëjnë seks me njëri tjetrin. Sigurisht që kjo vlen vetëm nëse të dy personat e dëshirojnë këtë gjë

Por, e ndaluar është, kur të rriturit ose adoleshentët nga mosha 16 vjeç e lartë, bëjnë seks me adoleshentët nën moshën 16 vjeç, në rast se ky adoleshent nën moshën 16 vjeç, i është besuar personit më të rritur për edukim, shkollim dhe përkujdesje.

Kjo do të thotë, për shembull, mësueset dhe mësuesit, trajneret dhe trajnerët, edukatoret dhe edukatorët ose prindërit kujdestarë, nuk duhet të bëjnë asnjëherë seks me adoleshentët nën moshën 16 vjeç.

Të rriturit mbi moshën 21 vjeç nuk duhet të përfitojnë nga fakti, që adoleshentia ose adoleshenti nën moshën 16 vjeç, nuk mund të gjykojë saktë, nëse ajo ose ai dëshiron vërtet të kryej marrëdhënie seksuale. Ata nuk duhet t´i bindin adoleshentët për këtë gjë.

Adoleshentët midis moshës 16 dhe 18 vjeç

Nga mosha 16 vjeç e lartë adoleshentët zakonisht kanë të drejtë të vendosin vetë, nëse, me kë dhe kur ata dëshirojnë të bëjnë seks. Po ata nuk duhet të bëjnë seks me fëmijët.  

Por, gratë dhe burrat e rritur, të cilët edukojnë ose shkollojnë adoleshentët (pra mësueset dhe mësuesit, trajneret dhe trajnerët, edukatoret dhe edukatorët ose pridërit kujdestarë) – ndëshkohen, nëse ata bëjnë seks me adoleshentë nën moshën 18 vjeç, ose përfitojnë nga fakti, që adoleshentët janë në varësi të marrëdhënies së edukimit apo shkollimit që ekziston midis tyre. 

Të rriturit në moshën 18 vjeç e lartë

Që prej moshës 18 vjeç, njerëzit në Gjermani quhen maxhorenë. Për këtë arsye ata mund të bëjnë seks me njëri tjetrin, nëse të dy personat e dëshirojnë këtë gjë. I ndaluar është seksi midis vëllezërve dhe motrave maxhorenë ose seksi midis prindërve dhe fëmijëve të tyre maxhorenë.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma