Adoptim do të thotë, që ju birësoni ligjërisht një fëmijë, i cili nuk është fëmija juaj. Pas kësaj, prindërit adoptues janë nga ana ligjore prindërit e fëmijës. Që nga momenti, në të cilin ju adoptoni një fëmijë, të gjitha marrëdhëniet ligjore të fëmijës, me familjen e tij biologjike (= natyrore), janë të pavlefshme. 

Parimisht ju mund të adoptoni një fëmijë në Gjermani

  • i cili është i afërmi juaj,
  • të cilin ju nuk e njihni dhe i cili nuk është i afërmi juaj,
  • i cili vjen nga një vend tjetër.

Ju mund të adoptoni edhe fëmijën e partneres apo partnerit tuaj.

Kriteret për një adoptim në Gjermani

Që një fëmijë në Gjermani të mund të adoptohet, për këtë duhet të jenë dakort prindërit adoptues dhe prindërit biologjik (= natyral) të fëmijës.

Kur ju adoptoni një fëmijë, kjo është përgjithmonë. Kjo do të thotë, që ju nuk mund ta ktheni fëmijën, në rast se ekziston ndonjë problem ose nëse fëmija do të zhvillohet ndryshe, nga çka keni përfytyruar ju.

Nën kushte të caktuara, edhe çiftet homoseksuale mund të adoptojnë fëmijë në Gjermani.

Të adoptosh një fëmijë

E drejta e ndërmjetësimit të adoptimit në Gjermani

Adoptimi në Gjermani duhet të ndërmjetësohet vetëm nga organizacionet e veçanta, si psh. nga Zyrat e ndihmës sociale të fëmijëve ose nga Agjensitë e autorizuara për ndërmjetësimin e adoptimit.

Kush mund të adoptojë?

Parimisht, në Gjermani mund të adoptojnë një fëmijë vetëm çiftet e martuara. Në raste të veçanta mund të adoptojnë një fëmijë edhe personat që jetojnë vetëm.

Parimisht, çiftet e martuara mund të adoptojnë një fëmijë vetëm së bashku. Kjo do të thotë, që të dy partnerët e martuar duhet të jenë të gatshëm, për tu kujdesur për fëmijën.

Ju po ashtu mund të adoptoni një fëmijë, edhe nëse keni vetë fëmijë.

Dhënia e një fëmije për adoptim

Apovimi juaj është një parakusht

Një çift i martuar ose një person, i cili jeton vetëm, mund të adoptojë një fëmijë vetëm atëherë, kur prindërit natyror të tij të jenë dakort me këtë adoptim. Por, një fëmijë mund të adoptohet, vetëm nëse ai është të paktën 8 javësh. Në rast se ju dëshironi të jepni fëmijën tuaj për adoptim, atëherë ju para lindjes së fëmijës duhet të kontaktoni një institucion për ndërmjetësimin e adoptimit. Ky institucion për ndërmjetësimin e adoptimit do t´ju thotë edhe se çfarë ndihmash ju mund të merrni.

Ju humbisni të gjitha të drejtat

Adoptimi është përgjithmonë. Zakonisht adoptimi nuk mund të kthehet. Pas adoptimit ju nga ana ligjore nuk keni lidhje gjaku me fëmijën. Ju nuk keni më detyrime prindërore për fëmijën. Ju po ashtu nuk keni më të drejtë, që ta shikoni fëmijën dhe të kujdeseni për atë.

Zakonisht ju nuk njoftoheni, se ku do të shkojë fëmija juaj dhe kush do ta adoptojë atë. Kjo është e rëndësishme për faktin, që fëmija të zhvillohet mirë dhe që marrëdhëniet prind-fëmijë të mos bezdisen. Por ju do të merrni një përshkrim të kushteve të jetesës së prindërve adoptues. Për emrat dhe adresën e prindërve adoptues ju nuk do të viheni në dijeni. Por, çdo fëmijë ka të drejtë të dijë, se kush janë prindërit e tij natyrorë. Në moshën 16 vjeçare ai mund ta kërkojë vetë këtë të drejtë dhe të kërkojë nxjerrjen e dokumentave për t´i parë.

E drejta e konsultimit

Nëse ju adoptoni një fëmijë apo e jepni atë për adoptim, në Gjermani ju keni të drejtë të kosultoheni rreth kësaj. Tek Zyrat e ndihmës sociale për fëmijët ose tek Agjensitë e autorizuara për ndërmjetësimin e adoptimit, juve do t´ju ofrohet ndihmë gjatë marrjes së vendimit tuaj, nga këshilltarë posaçërisht të specializuar.

Agjensitë për ndërmjetësimin e adoptimit po ashtu verifikojnë, se cilat çifte janë të përshtatshme për adoptimin e një fëmije. Në rast se Agjensia për ndërmjetësimin e adoptimit është e mendimit, se ju mund të adoptoni një fëmijë, atëherë ju do ta merrni fëmijën për një kohë të caktuar „për përkujdesje“. Në këtë kohë fëmija do të jetojë tek ju. Pas „kohës së përkujdesjes“ ju mund ta adoptoni fëmijën.

Adoptimi i fëmijëve nga jashtë shtetit

Gjermania si dhe më shumë se 60 vende të tjera kanë krijuar rregulla të veçanta për mbrojtjen e fëmijëve gjatë adoptimeve ndërkombëtare. Fëmijët nga jashtë shtetit mund të adoptohen në Gjermani vetëm në rast se kjo gjë nuk është e mundshme në atdheun e fëmijëve.

Fëmijët nga jashtë shtetit, të cilët në kohën e parashtrimit të kërkesës për adoptim nuk e kanë mbushur moshën 18 vjeç, marrin pas adoptimit automatikisht nënshtetësinë gjermane.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma