HIV është një infeksion seksualisht i transmetueshëm (IST).

HIV qëndron për Virusi i Imunodefiçencës Humane. Është një virus që sulmon sistemin imunitar të trupit tuaj.

Nëse keni HIV dhe nuk merrni ilaçe, sistemi juaj imunitar bëhet më i dobët. Pas një kohe të gjatë pa ilaçe, trupi juaj nuk mund ta mbrojë më veten ndaj infeksioneve. Ju pastaj keni SIDA. Një person me SIDA nuk ka gjasa të jetojë aq gjatë sa një person pa të.

Ilaçet mund ta mbajnë HIV nën kontroll por HIV nuk mund të kurohet. Me ilaçet e HIV dikush me HIV mund të jetojë një jetë normale.

Nëse ju nuk e ndiqni rreptësisht trajtimin tuaj, ju mund ta kaloni HIV te njerëz të tjerë, edhe nëse ju nuk keni asnjë simptomë ende.

Burrë duke qëndruar në këmbë. Fokusi është tek enët e gjakut.
Detaj i një ene gjaku me shumë rruaza të bardha gjaku që janë duke mbrojtur trupin ndaj infeksioneve.
Detaj i një ene gjaku me ca virus HIV që sulmon rruazat e bardha të gjakut
Detaj i një ene gjaku plot me virus HIV dhe veç disa rruaza të bardha të gjakut të mbetura. Trupi nuk mund të mbrojë më veten ndaj infeksioneve.
Burrë i shtrirë i sëmurë në shtrat: nëse keni HIV dhe nuk merrni ilaçe gjatë një kohe të gjatë, ju sëmureni.
Burrë duke marrë ilaçet e HIV: HIV nuk mund të kurohet, por mund të mbahet nën kontroll.
Detaj i një ene gjaku: nëse ju merrni ilaçe të HIV, pak virus HIV mbetet në gjakun tuaj, por nuk mund të sulmojë më rruazat e bardha të gjakut që ju mbrojnë ndaj infeksioneve.
Me ilaçet e HIV një person HIV-pozitiv mund të jetojë një jetë normale.

Të dini nëse ju keni HIV

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma