Organet seksuale  të dukshme (të jashtme) të një gruaje quhen edhe pjesë gjenitale femërore ose vulva. Këtu përfshihen:

Grua e ulur me këmbët e hapura. Fokusi është në organet seksuale të dukshme.
Organet seksuale të dukshme të gruas janë: 1. buzët gjinore të jashtme, 2. buzët gjinore të brendshme, 3. hapja e vaginës, 4. klitori. Vrima e jashtme e uretrës (5) dhe anusi (6) nuk bëjnë pjesë në organet seksuale.

Vrima e jashtme e uretrës  dhe  anusi  nuk bëjnë pjesë në organet seksuale.

Vulva  e çdo gruaje duket ndryshe. Pamja e vulvës nuk është e rëndësishme për mënyrën e funksionimit të saj.

Vulva të ndryshme: shembulli 1
Vulva të ndryshme: shembulli 2
Vulva të ndryshme: shembulli 3
Vulva të ndryshme: shembulli 4

Buzët gjinore dhe hyrja e vaginës

Buzët gjinore janë pjesë të lëkurës të ngjashme me buzët. Ato mbrojnë vaginën, klitorin dhe vrimën e jashtme të uretrës.
Gruaja ka dy palë buzë gjinore:

  • Buzët gjinore të jashtme: Këto janë normalisht të mbuluara me qime dhe janë më të trasha se buzët gjinore të brendshme.
  • Buzët gjinore të brendshme: Këto nuk janë të mbuluara me qime dhe janë më të holla se buzët gjinore të jashtme. Ato mund të jenë më të mëdha ose më të vogla se buzët gjinore të jashtme.

Disa gra kanë buzë gjinore të brendshme, të cilat dalin përtej buzëve gjinore të jashtme. Gra të tjera kanë buzë gjinore të brendshme, të cilat mbulohen krejtësisht nga buzët gjinore të jashtme. Nuk është e rëndësishme për mënyrën e funksionimit të tyre, si duken ato.
Ndërmjet buzëve gjinore të brendshme ndodhet hyrja e vaginës.

Klitori

Klitori është një organ shumë i ndjeshëm mbi hapjen e uretrës. Klitori qëndron në vendin, në të cilin buzët e brendshme gjinore bashkohen në mons venerisin.

Pjesa e dukshme e klitorit ka afërsisht madhësinë e një bizeleje. Nganjëherë pjesa e dukshme është më e vogël ose më madhe. Klitori ka dy degë të gjata në drejtim të brendësisë së trupit: indet erektile. Kjo është pjesa më e madhe e klitorit. Ajo është e shtrirë nën lëkurë dhe është e padukshme. Të dy degët e klitorit shkojnë deri në buzët e jashtme gjinore.

Klitori është organi më i rëndësishëm i gruas për të ndjerë eksitim seksual. Prekja ose përkëdhelja e klitorit çon tek shumë gra në orgazëm.  

Në disa vende në Afrikë dhe Azi, klitori i vajzave dhe i grave pritet. Ky quhet gjymtim gjenital femëror. Gjymtimi gjenital femëror ndalohet me ligj në Gjermani dhe në Evropë.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma