Lindja

Në rast të një lindjeje foshnja vjen nëpërmjet vaginës  së nënës në jetë. Shumica e foshnjave linden kështu.

Operacioni cezarian (lindje kirurgjikale)

Një lindje kirurgjikale quhet po ashtu operacioni cezarian. Për këtë gruaja merr një mpirje, me qëllim që të mos ndiejë asnjë dhimbje. Mjekja/mjeku bën një prerje direkt mbi qimet e mbivetes në barkun e gruas. Nëpërmjet kësaj prerjeje nxirret jashtë foshnja.

Shkaqet për një operacion cezarian

Këto janë disa nga shkaqet më të shpeshta për një operacion cezarian:

  • Koka e foshnjës është shumë e madhe, për të kaluar nëpërmjet legenit të nënës.
  • Placenta qëndron para hyrjes së  mitrës (qafa e mitrës) ose placenta shkëputet shumë herët.
  • Një pjesë e  kordonit të kërthizës ka rrëshqitur jashtë hyrjes së mitrës dhe qëndron në vaginë. Foshnja mund të asfiksohet nëpërmjet kësaj.
  • Foshnja nuk qëndron me kokën për poshtë.
  • Ka më tepër se një foshnjë.
  • Nëna është me HIV-pozitiv.
  • Nëna ose fëmija kanë një  sëmundje tjetër, e cila e bën të pamundur një lindje të natyrshme.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma