Ndonjëherë çiftet nuk mund të lindin fëmijë. Si burrat, ashtu edhe gratë mund të kenë probleme me fertilitetin.

Në rast se ju dhe partneri juaj nuk mund të lindni fëmijë, ju në Gjermani keni të drejtë që të kërkoni ndihmë tek një mjeke ose mjek ose tek një agjensi kosultimi.

Në Gjermani, kurimi i një aftësie të tillë për të lindur fëmijë është e lejueshme si tek çiftet (burrë e grua) e martuara, ashtu edhe tek çiftet e pamartuara (burrë e grua), si dhe tek çiftet lesbike (grua e grua).

Metodat e kurimit të aftësisë për të lindur fëmijë

Ekzistojnë metoda të ndryshme mjeksore, me të cilat mund të kurohet aftësia për të lindur fëmijë. Kryerja e këtij kurimi duhet të bëhet vetëm nga mjeke dhe mjekë i specializuar për këto kurime.

Nëse çifti nuk është i martuar, mjekia ose mjeku shpesh kryen kurimin e aftësisë për të lindur fëmijë, vetëm në rast se

  • burri dhe gruaja jetojnë së bashku në një parteneritet të qëndrueshëm
  • është e sigurt, që burri do të pranojë, që ai është babai i fëmijës.

Normalisht, kurimi i aftësisë për të lindur fëmijë bëhet me spermatozoidët e bashkëshortit ose të partenerit.

  • Në rast se partneri nuk ka spermatozoidë të mjaftueshëm, ose
  • kurimi i aftësisë për të lindur fëmijë nuk u realizua me spermatozoidët e partnerit, ose
  • një çift lesbik (grua e grua) dëshirojnë të lindin fëmijë,

mund të merren edhe spermatizoidët e një burri tjetër.

Shpjegimi dhe konsultimi

Para se mjekia ose mjeku të kryej kurimin e aftësisë për të lindur fëmijë, ai më parë informon çiftin rreth hapave të ardhshëm të kurimit dhe rreth rreziqeve të mundshme.

Shpenzimet

Shpenzimet për kontrollin e shkaqeve të jofertilitetit

Fillimisht, mjekia ose mjeku kontrollon, se përse çifti nuk mund të lind fëmijë. Shpenzimet për këtë kontroll paguhen nga agjensia e sigurimit shëndetësor.

Shpenzimet për kurimin e aftësisë për të lindur fëmijë

Se, cila metodë e kurimit të aftësisë për të lindur fëmijë ka më shumë kuptim, këtë e vendos mjekia ose mjeku pas kontrollit.

Ndonjëherë mjekia ose mjeku mund ta ndihmojë çiftin edhe me ilaçe.

Se, cilat kurime paguhen, ndryshon shumë nga një agjensi e sigurimit shëndetësor tek tjetra. Pyesni më mirë direkt tek agjensia juaj e sigurimit shëndetësor, sa paguhen dhe çfarë paguhet.

Ndihma shtesë me para

Në disa rajone federale ju mund të merrni ndihma parash nga rajoni ku jetoni për kurimin e aftësisë për të lindur. Informacione të mëtejshme ju i gjeni në faqen e internetit të Ministrisë për familjet, njerëzit e moshuar, gratë dhe të miturit.

Konsultë afër vendit ku jetoni

Në gjithë Gjermaninë ofrohen konsultime të ndryshme për çifte, të cilët nuk mund të lindin fëmijë, por të cilët dëshirojnë të lindin një fëmijë. Këtu ju mund të gjeni specialisten dhe specialistin afër vendit ku jetoni.

Informacione të tjera rreth temës „kurimi i aftësisë për të lindur fëmijë“ mund t´i gjeni këtu.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma