Lajeni penisin tuaj çdo ditë. Tërhiqeni mbrapa lafshën dhe lajeni kokën e penisit me ujë. Nëse e lani rregullisht penisin poshtë lafshës, nuk është e nevojshme bërja synet për arsye higjiene.

Nuk rekomandohet përdorimi i sapunit me erë. Përdorni sapun natyror që nuk shkakton irritim. Është më mirë të mos përdorni fare sapun.

Disa burra i rruajnë qimet pubike. Kjo mund të bëhet për të qenë më tërheqës, por nuk është e nevojshme për një higjienë të mirë.

Burrë duke larë kokën e penisit duke e tërhequr lafshën mbrapa. Ai nuk përdor sapun.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma