Organet seksuale brenda trupit të një burri (organet seksuale të brendshme) janë:

Burri ka gjithashtu muskujt e dyshemesë së legenit në fund të barkut të tij. Ata nuk janë organe seksuale, por janë të rëndësishëm për mirëqenien seksuale dhe kënaqësinë seksuale të një burri.

Burrë duke qëndruar në këmbë. Fokusi është në organet seksuale të brendshme.
Organet seksuale të brendshme të burrit janë: 1. testikujt, 2. epididimet, 3. kanalet e spermës, 4. prostata, 5. fshikëzat seminale.

Testikujt

Burri ka 2 testikuj: njëri prej testikujve mund të jetë më i vogël se tjetri dhe i varur pak më poshtë.

Testikujt qëndrojnë në skrotum.
Ata prodhojnë miliona spermatozoide.

Epididimet

Burri ka 2 epididime.
Secili është i lidhur me një testikul.

Në epididime grumbullohen dhe rriten spermatozoidet.

Kanalet e spermës

Burri ka 2 kanale sperme.
Secili është i lidhur me një epididim.

Ato transportojnë spermatozoidet në prostatë.

Prostata

Prostata shtrihet poshtë fshikës. Ajo është sa një luleshtrydhe.

Në prostatë, spermatozoideve u shtohet lëngu.

Fshikëzat seminale

Burri ka 2 fshikëza seminale. Ato shtrihen pranë prostatës.

Ato i shtojnë më shumë lëng spermatozoideve. Lëngu seminal bashkë me spermatozoidet krijojnë spermën.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma