Kontrollet e përcaktimit të hershëm tek foshnja dhe fëmijë

Në rast të lindjes së një foshnje nëna merr nga mamia ose nga mjekja e fëmijëve/mjeku i fëmijëve një librezë të verdhë. Në këtë librezë shënohet, kur prindërit duhet të kontrollojnë fëmijën e tyre. Mjekja/mjeku e kontrollon me kujdes fëmijën gjatë këtyre termineve. Me këtë do të duhej të dalloheshin dhe të trajtoheshin në kohë sëmundjet. Mjekja/mjeku iu thotë po ashtu prindërve, si mund të qëndrojë i shëndetshëm fëmija i tyre. Kontrollet e përcaktimit të hershëm paguhen nga arkat e sigurimit shëndetësor. Një fëmijë ka 10 kontrolle deri në vitin e 6-të të jetës së tij. Por nëse ndërkohë fëmija do të sëmuret, prindërit duhet të shkojnë menjëherë tek mjekja e fëmijëve/mjeku i fëmijëve.