Unaza vaginale

Mjet për parandalimin e shtatzënisë (një metodë kontracepsioni). Unaza vaginale është një unazë plastike e tejdukshme dhe elastike që përmban hormone. Gruaja mund ta fusë unazën në vaginën e saj dhe ta heqë siç vepron me një tampon. Një unazë e mbron nga shtatzënia për katër javë.