Himeni

Himeni (cipa e virgjërisë) Himeni është një membranë e butë dhe shumë elastike në hyrje të vaginës (vagina). Disa e quajnë atë edhe cipa e virgjërisë. Himeni nuk e mbyll hyrjen e vaginës dhe ai ka pamje paska të ndryshme tek çdo vajzë dhe grua.

Himeni quhet edhe “cipa e virgjërisë”: Arsyeja: Për një kohë të gjatë mendohej se tek himeni mund shihej nëse një e re apo një grua ishte ende “e virgjër” - pra nuk kishte pasur ende marrëdhënie seksuale. Por kjo nuk është e vërtetë.

Himeni ka pamje të ndryshme

Tek vajzat gjatë pubertetit, himeni është një membranë e butë dhe shume elastike në hyrje të vaginës (vagina). Himeni mund të mbulojë pak hyrjen e vaginës, por nuk e mbyll atë. Himeni ka pamje të ndryshme, për shembull në formë rrethore ose jake.

Përdorimi i tamponëve

Himeni nuk mund të çahet nga tamponët. Kur vajzat dhe gratë fillojnë të përdorin tamponë, ato mund të kenë pak dhimbje në fillim. Por shumica e tyre mund të përdorin një tampon pa asnjë problem.

Konsultimi

Gjinekologet dhe gjinelokogët mund t´u përgjigjen pyetjeve në lidhje me himenin.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll