Sterilizimi

Operacioni për ta bërë jopjellor një burrë ose një grua. Mjeku pret kanalet e spermës (te burri) ose lidh gypat e Falopit (te gruaja). Sterilizimi është një metodë kontracepsioni. Sterilizimi mund të prapësohet, por kjo nderhyrje është e vështirë dhe zakonisht e pasuksesshme. Ai konsiderohet si një metodë e përhershme kontracepsioni.