Cipa e virgjërisë është një kurorë indi të butë pak prapa hyrjes në vaginë. Ajo nuk e mbyll vaginën.
Llojet e cipës së virgjërisë
Çdo cipë e virgjërisë është ndryshe në formë dhe në madhësi:
- Lëkura mund të jetë e hollë ose e trashë.
- Cipa e virgjërisë mund të jetë e lëmuar, e përthyer ose me rrudha.
- Mund të jetë e ngushtë ose më e gjerë.
- Shumë rrallë cipa e virgjërisë është e mbyllur plotësisht. Atëherë ajo duhet të hapet para menstruacionit të parë nga një mjeke/një mjek.
- Shumë rrallë cipa e virgjërisë mungon plotësisht.
Marrëdhënie seksuale për herë të parë
Nëse një grua kryen për herë marrëdhënie seksuale, cipa e virgjërisë zgjatet ose çahet. Por nuk ndodh gjithmonë kështu. Cipa e virgjërisë mund të jetë zgjatur ose të jetë çarë, edhe nëse gruaja është ende e virgjër. Cipa e virgjërisë nuk mund ta vërtetojë, se një grua është ende e virgjër.
Nëse cipa e virgjërisë zgjatet ose çahet, kjo mund të dhembë pak. Por shumica e grave nuk e ndiejnë këtë. Disa gra humbin disa pika gjaku, kur çahet cipa e virgjërisë. Por shumica e grave nuk humbasin fare gjak.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll