Cipa e virgjërisë është një kurorë indi të butë pak prapa hyrjes në vaginë. Ajo nuk e mbyll vaginën.

Grua e ulur me këmbët e hapura. Fokusi është në organet seksuale të dukshme.
Pamje e hollësishme e himenit brenda vaginës

Llojet e cipës së virgjërisë

Çdo cipë e virgjërisë është ndryshe në formë dhe në madhësi:

  • Lëkura mund të jetë e hollë ose e trashë.
  • Cipa e virgjërisë mund të jetë e lëmuar, e përthyer ose me rrudha.
  • Mund të jetë e ngushtë ose më e gjerë.
  • Shumë rrallë cipa e virgjërisë është e mbyllur plotësisht. Atëherë ajo duhet të hapet para menstruacionit të parë nga një mjeke/një mjek.
  • Shumë rrallë cipa e virgjërisë mungon plotësisht.

Himene të ndryshme: himen me hapje të ngushtë
Himene të ndryshme: himen me hapje mesatare
Himene të ndryshme: himen me hapje të gjerë

Marrëdhënie seksuale për herë të parë

Nëse një grua kryen  për herë marrëdhënie seksuale, cipa e virgjërisë zgjatet ose çahet. Por nuk ndodh gjithmonë kështu. Cipa e virgjërisë mund të jetë zgjatur ose të jetë çarë, edhe nëse gruaja është ende  e virgjër. Cipa e virgjërisë nuk mund ta vërtetojë, se një grua është ende e virgjër.

Nëse cipa e virgjërisë zgjatet ose çahet, kjo mund të dhembë pak. Por shumica e grave nuk e ndiejnë këtë. Disa gra humbin disa pika  gjaku, kur çahet cipa e virgjërisë. Por shumica e grave nuk humbasin fare gjak.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma