Virgjëri do të thotë se dikush nuk ka kryer ende marrëdhënie seksuale. Përveç marrëdhënies seksuale, ekzistojnë edhe shumë lloje seksi të tjerë.

Të dy djemtë (burrat) dhe vajzat (gratë) mund të jenë të virgjër.

Himeni: jo provë e virgjërisë

Ju nuk mund të shikoni ose të ndjeni që dikush është e virgjër. Madje as një mjek nuk mund ta bëjë këtë.

Himeni nuk është një provë e virgjërisë:

  • Himeni nuk është një membranë që mbyll vaginën. Për këtë arsye himeni nuk çahet plotësisht kur një grua kryen marrëdhënie seksuale për herë të parë.
  • Një grua nuk gjakoset gjithmonë kur kryen marrëdhënie seksuale për herë të parë. Te shumica e grave nuk ndodh. Nëse himeni është shumë i ngushtë, një grua mund të gjakoset pak. Operacionet për të ndërtuar ose rivendosur himenin shumë shpesh nuk bëjnë ndonjë ndryshim.
  • Një grua nuk mund të humbasë virgjërinë e saj duke përdorur tamponë gjatë ciklit menstrual. Nëse doni të ndiheni më e sigurt, ju më mirë mund të përdorni pecetat sanitare.
Grua e ulur me këmbët e hapura. Fokusi është në organet seksuale të dukshme.
Detaj i himenit brenda vaginës: një kurorë elastike prej indi. Himeni nuk është një membranë që mbyll vaginën.
Detaj i një himeni më të gjerë që nuk shqyhet gjatë marrëdhënies seksuale. Kjo është ajo që ndodh në shumicën e rasteve.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma